VLEN: Hetim për manipulim të qëllimshëm me numrin e shqiptarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 14:18

VLEN: Hetim për manipulim të qëllimshëm me numrin e shqiptarëve

Koalicioni VLEN njofton se do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, kundër ish-udhëheqësisë së Entit Shtetëror për Statistikë, si dhe ndaj personave të tjerë përgjegjës dhe drejtues në ish-Qeverinë e udhëhequr nga BDI dhe LSDM, përfshirë edhe figura të tjera nga koalicioni i atëhershëm qeveritar.

Sipas VLEN-it, ekzistojnë dyshime serioze për marrëveshje politike lidhur me Regjistrimin e popullsisë së vitit 2021, me ç’rast dyshohet se është kryer vepra penale Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar, e dënueshme sipas nenit 353 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

“Pasojat e këtij manipulimi janë të rënda dhe afatgjata,” thuhet në njoftim. “Numri i shqiptarëve të paraqitur në shumë vendbanime është ulur ndjeshëm dhe qëllimisht, duke i mohuar shqiptarëve të drejta themelore kushtetuese, si punësimi, përfaqësimi dhe barazia gjuhësore.”

VLEN thekson se si rezultat i këtyre të dhënave të manipuluara, institucionet shtetërore kanë marrë vendime mbi ndarjen e mjeteve dhe fondeve publike në mënyrë të gabuar, duke dëmtuar shumë qytetarë në komuna të ndryshme.

Më tej, koalicioni sjell në vëmendje se vetë zyrtarë të lartë të BDI-së kanë pranuar publikisht se regjistrimi ishte pjesë e një marrëveshjeje politike, duke forcuar edhe më tej dyshimet për një skenar të organizuar politik gjatë gjithë operacionit statistikor.

“VLEN ndërmerr këtë iniciativë në mbrojtje të ligjshmërisë, barazisë dhe pasqyrës reale statistikore të shtetit,” thuhet në reagim. “Presim nga Prokuroria një hetim të menjëhershëm dhe të plotë, pa asnjë kompromis, sepse është prekur dinjiteti dhe numri i popullatës sonë.”

VLEN mbyll njoftimin duke theksuar se lufta për drejtësi sapo ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund, në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Flaka

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 14:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?