Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar rastin e parë të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit. Sëmundja virale, shumë ngjitëse për delet dhe dhitë, ka detyruar autoritetet të shpallin zonën vatër të infektuar dhe të vendosin karantinë në një rreze prej 3 km nga ferma e prekur.
Masat e marra nga AUV
- Ndalimi i lëvizjes së kafshëve dhe produkteve të tyre
- Groposja e kafshëve të infektuara
- Dezinfektimi i fermave dhe zonave përreth
- Pezullimi i tregtimit të deleve dhe dhive në tregje
- Lejimi i lëvizjes vetëm drejt thertoreve të licencuara me pëlqim zyrtar
- Mbikëqyrje nga Komunat, Policia e Kosovës dhe inspektorët veterinarë
Çfarë është PPR? PPR është një sëmundje virale që prek delet dhe dhitë, me simptoma si temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni dhe kollitje. Nuk është zoonotike – nuk transmetohet te njerëzit, por ka ndikim të madh në ekonominë blegtorale.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Korrik, 2025 14:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.