Iseni: MPB-ja mbetet gjeneratore e stabilitetit dhe sigurisë 

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 15:36

Iseni: MPB-ja mbetet gjeneratore e stabilitetit dhe sigurisë 

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni mori pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, në bashkëpunim me UNHCR-në dhe Misionin e OSBE-së në Shkup, i cili shënoi zgjidhjen me sukses të rasteve të njohura të pashtetësisë që rezultuan nga shpërbërja e RSF të Jugosllavisë.

Zëvendësministri Iseni në fjalimin e tij theksoi se shtetësia është një nga të drejtat themelore të njeriut dhe është bazë ligjore për një numër të madh të të drejtave dhe lirive të tjera civile, ajo tregon marrëdhënien juridike midis personit dhe shtetit, pavarësisht nga mënyra e fitimit dhe nuk tregon origjinën etnike të qytetarit, dhe se MPB-ja ka marrë pjesë me një qasje proaktive dhe përkushtim në zgjidhjen e këtij problemi.

“Në përputhje me nenin 7 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shtetësinë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili lehtësoi fitimin e shtetësisë nga një shtetas i një republike tjetër të ish-RSFJ-së dhe një shtetas i ish-RSFJ-së që jetonte në territorin e Republikës së Maqedonisë deri më 8 shtator 1991, pra deri në kohën e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. Neni 7 u zbatua nga 30.07.2021 deri më 08.09.2024 dhe 1148 shtetasve të ish-RSFJ-së iu dha shtetësia, nga të cilët 300 persona kishin statusin e personit pa shtetësi. Në vitin 2023, u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Letërnjoftimin dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrimin e Vendbanimit dhe Vendqëndrimit të Qytetarëve me qëllim që kjo kategori qytetarësh që do të fitojnë statusin e shtetësisë të jenë në gjendje të marrin dokument personal”, tha Iseni.

Iseni sqaroi se MPB-ja ka lëshuar vendime pozitive për fitimin e shtetësisë për të gjithë 300 personat që kishin filluar me kohë procedurën për fitimin e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që kishin statusin e personit pa shtetësi dhe jetonin në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe janë shtetas të RMV, pëcjell Televizioni Festa. Duke rregulluar statusin e tyre të shtetësisë, ata gëzojnë të gjitha të drejtat dhe detyrimet në përputhje me dispozitat pozitive ligjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendësministri Iseni në fund nënvizoi se MPB-ja mbetet një mbështetëse e fortë e bashkësisë ndërkombëtare, një partnere e përkushtuar dhe e përgjegjshme në dialogun global, dhe një gjeneratore dhe shtyllë e fortë dhe, si e tillë, e njohur përgjithësisht e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe Evropës, si dhe më gjerë.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 15:36
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë