Shaqiri: Rebalanci i Buxhetit anashkalon dhe përbuz shqiptarët!

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 18:00

Shaqiri: Rebalanci i Buxhetit anashkalon dhe përbuz shqiptarët!

Deputeti i ASH-së, Rijad Shaqiri, në seancë kuvendore reagoi mbi propozim-rebalancin e Buxhetit për vitin 2025. Sipas deputetit Shaqiri, me propozimin e rebalancit, shumica qeverisëse anashkalon dhe përbuz shqiptarët dhe projektet për vendbanimet me shumicë shqiptare.

“Në debatin e sotshëm për propozim-rebalancin e buxhetit për vitin 2025, paraqita vërejtjet e mia me fokus të veçantë se kemi një shkelje flagrante dhe nëpërkëmbje të zërave buxhetorë, ku pritej që nga propozim-buxheti i vitit 2025 të ketë financim të disa projekteve infrastrukturore në të mirën e qytetarëve shqiptarë”, sqaron deputeti Shaqiri dhe vazhdon se me këtë propozim buxheti, politikat zhvillimore për shqiptarët janë inekzistente.

“Edhe një herë kemi anashkalim dhe përbuzje të nevojave infrastrukturore, si dhe politikave zhvillimore të zonave të banuara shqiptare, edhe përkundër faktit që bizneset shqiptare dhe populli shqiptar kontribuojnë me një përqindje të theksuar në buxhetin e shtetit”, deklaron Rijad Shaqiri, deputet i ASH.

Në reagimin e tij, deputeti i ASH-së thotë se eurointegrimet as që duhen diskutuar me këtë propozim buxhet.

Deputeti Shaqiri ngre shqetësime edhe për projektet shëndetësore, sidomos për ndërtimin e klinikave.

“Qendrat klinike që ishin të parapara për t’u financuar në projekt-buxhetin e vitit 2025, sot janë vetëm pa mjete financiare”, mbyll reagimin e tij deputeti i ASH, Rijad Shaqiri. Flaka

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 18:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?