Artistja Vlora Mustafa: Kur portreti i realizuar për Ambasadorin Meidani, sot mer edhe më shumë kuptim!
Artistja e mirënjohur e artit figurativ Vlora Mustafa ka dalë në përkrahje të ambasadorit shqiptar Denion Meidani i cili gjatë ditës së enjte u akuzua nga eksponentë të VLEN-it qeveritar. Mustafa ka zgjedhur formën artistike për të shprehur përkrahjen e saj, duke publikuar një portret të ambasadorit të krijuar në obuzin e saj artistik, dhe me një mesazh po aq të fuqishëm: Kur portreti i realizuar për Ambasadorin Meidani, sot mer edhe më shumë kuptim!
Ambasadori Denion Meidani, sot u raportua nga media vednase se ishte meritori për zgjidhjen e problemit me shkollën për nxënësit shqiptarë të Nerovës në Krushevë.
Angazhimi i drejtpërdrejtë dhe vendosmëria e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, ka sjellë një fitore konkrete për nxënësit dhe prindërit shqiptarë të fshatit Nerovë.
Kjo ndërhyrje e Mejdanit ka prodhuar rezultat konkret: Qeveria ka miratuar vendimin që hap rrugën për legalizimin e objekteve shkollore në Nerovë, duke lejuar regjistrimin e pronës shtetërore në të cilën ndodhen objektet arsimore dhe kalimin e saj në pronësi të Komunës së Krushevës.
Por, ky lajm nuk u mirëpritë nga të gjithë shqiptarët. Eksponentë të VLEN-it akuzuan ambasadorin për favore politike, edhe pse, ambasadori nuk kishte bërë as edhe një koment të tij për të marrë meritat apo progragonizmin rreth rastit.
Gjithçka filloi pasi banorë të Krushevës dhe Nerovës, në rrjetet sociale falënderuan ambasadorin Meidani se ndihmoi në zgjidhjen e problemit me shkollën fillore në Nerovë.
“Shkolla ne Nerovë u legalizua nga Qeveria VLEN. Nuk e dij cfarë kontributi ka dhëne Ambasadori Mejdani qe po gllabëron meritat!??Ku ishit deri tani?”, shkruan deputetja Saranda Imeri Stafa.
Latif Arifi, anëtarë i lartë i ASH-së së mbetur në VLEN, e quan ambasadorin Meidani të papërgjegjshëm dhe “pjesë e lojërave të pista”. Edhe faqe tjera në rrjetet sociale, të afërta me VLEN-in, kanë nis fushatë fyerjesh dhe sulme ndaj ambasadorit shqiptar.
Reagimet e publikut shqiptar , gazetarëve, analistëve dhe eksponentëve të partive opozitare shqiptare në mborjtje të ambasadorit Meidani vërshuan rrjetin. Flaka
















