Arben Taravari lartëson Denion Meidanin: Në emër të gjithë shqiptarëve, faleminderit!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur publikisht mirënjohje të thellë për ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, duke e cilësuar si një nga figurat më të rëndësishme që sot përfaqëson dhe mbron interesat e shqiptarëve në këtë vend, transmeton Flaka
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Taravari vlerësoi rolin e ambasadorit Meidani në një periudhë të ndjeshme për shqiptarët.
“Në një moment tepër delikat për shqiptarët në Maqedoni, ambasadori i Shqipërisë, Shkëlqësia e Tij z. Denion Meidani, është një nga figurat më të mira që kemi fatin të jetë avokat i madh i Kauzës Shqiptare,” shkruan Taravari.
Ai shtoi se ky vlerësim nuk është vetëm personal, por në emër të të gjithë shqiptarëve.
“Në emër të të gjithë shqiptarëve: Faleminderit z. Ambasador!”, përfundon mesazhin Taravari.
Deklarata vjen në një kohë kur ambasadori shqiptar ka qenë i angazhuar intensivisht në mbështetjen e komuniteteve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ndërhyrjen publike në rastin e shkollës shqipe në fshatin Nerovë.
















