VLEN: 1 vit qeverisje, 1 vit barazi dhe dinjitet për çdo shqiptar!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 22:00

VLEN: 1 vit qeverisje, 1 vit barazi dhe dinjitet për çdo shqiptar!

Një vit më parë, një forcë e re politike, me guxim dhe vizion, mori në dorë drejtimin e qeverisjes me një premtim të qartë: ta rrëzonte sistemin e kalbur dhe ta rindërtonte shtetin mbi themele drejtësie, barazie dhe zhvillimi të qëndrueshëm. Sot, me krenari të jashtëzakonshme, VLEN prezantoi një bilanc të shkëlqyer arritjesh që po ndryshojnë përfundimisht fytyrën e Maqedonisë së Veriut dhe fatin e shqiptarëve.

Në vetëm 12 muaj, VLEN ka shënuar një kapitull të ri në historinë politike dhe sociale, duke prishur barrierat e padrejtësive 22-vjeçare, duke miratuar Ligjin historik për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke funksionalizuar sistemin revolucionar One Stop Shop në pikat kufitare Bllacë, Jazhincë dhe Tabanoc, dhe duke nisur transformime epokale në arsim, infrastrukturë dhe ekonomi.

Zëvendëskryeministri Arben Fetai deklaroi me vendosmëri se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është fitore e madhe, është dritarja e shpresës për çdo shqiptar. “Kjo qeveri nuk lejon më diskriminim, nuk toleron më padrejtësi. Diplomave shqiptare iu rikthehet vlera dhe përfaqësimi proporcional do të jetë standard i pakthyeshëm”, tha ai.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, përmbledhi punën e jashtëzakonshme të vitit. “Në një vit, ne mbyllëm kapitullin e zezë të kazinove që shkatërruan shoqërinë, investuam miliona në vetëpunësim, rritëm pagat dhe vendosëm standarde të reja për dinjitetin qytetar. Ky është fillimi i një revolucioni”, u shpreh Mexhiti.

Ndërkaq, Zeqirija Ibrahimi, vuri në pah ndryshimet historike në arsim. “Abetarja e Përbashkët Kombëtare është tashmë realitet, kampusi universitar ‘Nëna Terezë’ në Shkup po ngrihet, ndërsa gjimnazi ‘Sami Frashëri’ dhe shkolla në Nerovë janë shembuj konkretë të kujdesit dhe investimit që po i japim arsimit shqiptar”, tha Ibrahimi.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, përshkroi zhvillimin ekonomik me fakte. “Rritja e pagës minimale, masat aktive për punësim, mbështetja për zejtarinë dhe digjitalizimi janë vetëm disa nga arritjet që tregojnë ndryshimin rrënjësor në qeverisje”, tha Kasami. 

Koordinatori parlamentar, Bekim Qoku, theksoi rëndësinë e hapjes së kufijve dhe bashkëpunimit rajonal. “Me One Stop Shop në Bllacë, Jazhincë dhe Tabanoc, me interkoneksionin Tetovë–Prizren dhe projektet me Shqipërinë, po krijojmë ura që bashkojnë dhe fuqizojnë ekonomitë tona”, tha Qoku. 

Në vetëm një vit, VLEN ka shënuar një revolucion të vërtetë në qeverisje, duke vendosur drejtësinë në qendër të veprimit të saj dhe duke ndërtuar institucione që nuk njihnin më korrupsionin e kapur dhe padrejtësitë e pafundme.

Sot shqiptarët kanë Ligj për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Sot mërgimtarët nuk presin me orë në kufi. Sot kemi Abetaren e Përbashkët Kombëtare, kampus universitar në ndërtim, gjimnaz të përfunduar në Kumanovë dhe shkollë funksionale në Nerovë, ëndrra që u bë realitet.

Kjo është qeverisja që nuk frikësohet nga e vërteta, që nuk bëhet peng i klientelave, por që punon për popullin e saj me pasion dhe vendosmëri. VLEN nuk erdhi për të ndryshuar emra, por për të ndryshuar sistemin. Nuk erdhi për të trashëguar korrupsionin, por për ta shkulur atë me rrënjë. Nuk erdhi për të heshtur, por për të vepruar. Ky është vetëm fillimi i një epoke të re, ku shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë më të përjashtuar, por pjesë e barabartë e shtetit.VLEN ndërton të ardhmen, të fortë, të drejtë dhe të ndritur për çdo qytetar shqiptar. Ndërsa ata që flasin për të kaluarën, ne po shkruajmë historinë.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 22:00
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë