Murtazani: Mbështetja e Francës, çelës për suksesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Korrik, 2025 12:31

Murtazani: Mbështetja e Francës, çelës për suksesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtazani, ka nisur vizitën zyrtare në Francë me një takim të rëndësishëm në Paris me Benjamin Haddad, ministër i obliguar për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës.

Takimi u zhvillua në kuadër të realitetit të ri gjeopolitik në Evropë, ku partneriteti mes dy vendeve po merr një dimension të ri, me fokus në përshpejtimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, rritjen e qëndrueshmërisë demokratike dhe forcimin e rezistencës ndaj ndikimeve të jashtme.

Në qendër të diskutimeve ishin perspektivat e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, avancimi i bashkëpunimit dypalësh dhe koordinimi për çështje të ndjeshme politike dhe të sigurisë. Ministri Murtazani theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në rrugën reformuese dhe në promovimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.

“Na nevojitet përkushtimi i Francës për të arritur sukses të përbashkët dhe përparim vendimtar drejt konsolidimit të Evropës në këto kohë turbulente gjeopolitike”, deklaroi ministri Murtazani.

Gjatë takimit, palët u dakorduan që dialogu politik, shkëmbimet ekonomike dhe bashkëpunimi kulturor do të jenë prioritete kyçe për të dy vendet. U theksua gjithashtu rëndësia e pranisë franceze përmes ekspertëve teknikë në institucionet maqedonase – një ndihmesë konkrete në proceset reformuese dhe në harmonizimin me legjislacionin e BE-së.

Ministri francez Haddad riafirmoi mbështetjen e fuqishme të Francës për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar progresin e bërë dhe gatishmërinë për reforma të qëndrueshme.

Në kuadër të vizitës, u diskutuan edhe mundësitë për rritjen e investimeve franceze në sektorë kyç si energjetika, transformimi digjital, infrastruktura dhe arsimi. Murtazani nënvizoi gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar partneritetin institucional me Francën, duke e konsideruar Parisin një aleat strategjik të pazëvendësueshëm në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Korrik, 2025 12:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.