30 lidhje ilegale në ditë në rrjetin e ujësjellësit – Arsovska: MPB nuk reagon, Shkupi në rrezik

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 00:39 Përditësuar

30 lidhje ilegale në ditë në rrjetin e ujësjellësit – Arsovska: MPB nuk reagon, Shkupi në rrezik

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ndaj krizës aktuale të furnizimit me ujin e e pijshëm në kryeqytet, duke theksuar se konsumi i tepërt dhe lidhjet ilegale po e dëmtojnë rëndë sistemin e furnizimit, njofton Flaka

“Uji është një burim natyror, nuk prodhohet në fabrikë, buron nga natyra. Nuk është çështje e rrjetit apo e gypave, por thjesht burimi natyror i qytetit dhe sistemi plotësues i puseve nuk kanë kapacitet të furnizojnë me ujë të pijshëm aq sa konsumojnë disa nga banorët,” theksoi Arsovska.

Sipas saj, burimi kryesor i Shkupit – Rrashe, në kushte të thatësirës dhe temperaturave të larta, ka kapacitet të zvogëluar, ndërkohë që konsumimi ka arritur shifra rekord.

“Konsumimi ditor këtë muaj ka arritur në 356.000 metra kub në ditë, që do të thotë rreth 700 litra ujë për banor, një sasi joreale që tregon për keqpërdorime të mëdha,” u shpreh ajo.

Arsovska denoncoi hapur edhe fenomenin e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit:

“Çdo ditë kapen rreth 30 lidhje të egra, me të cilat ujiten ara të tëra, mbushen pishina apo furnizohen ndërtime pa leje. Këta nuk paguajnë asnjë denar dhe konsumojnë pa kufi sepse e marrin ujin falas. Ministria e Punëve të Brendshme nuk po ndërhyn,” shtoi kryetarja e Shkupit.

Duke paralajmëruar për pasoja të rënda, Arsovska theksoi se qytetarët e ndershëm po pësojnë:

“Derisa të mos përfundojë njëri nga këta në burg, situata vetëm do të përkeqësohet. Nuk kemi burim tjetër uji, nuk ka si të sigurohet ujë tjetër, prandaj janë të kota ankesat dhe pakënaqësitë.”

Në fund, ajo publikoi një rast të fundit ku një inspektor i dyshuar i MPB-së, me emrin Bujo, u kap në flagrancë duke bërë një lidhje të paligjshme dhe më pas, sipas saj, sulmoi fizikisht këshilltaren e qytetit të Shkupit, Irena Vitina, përpara dhjetë dëshmitarëve dhe kolegëve të tij që nuk ndërhynë. Ngjarja është e dokumentuar me video.

Arsovska kërkon masa urgjente nga institucionet dhe thotë se pa ndëshkime konkrete, kriza e ujit në Shkup do të thellohet më tej. Flaka

275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 00:39 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?