ASH: Projektligji për përfaqësim po zvaritet qëllimshëm në qeveri

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 13:57

ASH: Projektligji për përfaqësim po zvaritet qëllimshëm në qeveri

Projektligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat vazhdon të zvarritet në mënyrë të qëllimshme nga Qeveria. Edhe pse ishte paralajmëruar se me urgjencë do të dërgohej për mendim në Komisionin e Venecias dhe më pas të kalonte në Kuvend para zgjedhjeve, ai ende mbetet i bllokuar në korridoret e ndërtesës qeveritare.

Kjo zvarritjeje është më shumë se neglizhencë – është strategji për të shmangur çdo debat publik dhe demokratik rreth një çështjeje thelbësore për funksionimin e shtetit, siç është përfaqësimi i drejtë i të gjitha komuniteteve.

Edhe pse vlerësojmë se versioni aktual i propozuar nga VMRO-DPMNE, për të cilin është përgjegjëse nacionalistja Tanja Karakamisheva, është një dokument që nuk përmbush as standardet minimale kushtetuese, edhe si i tillë vazhdon të neglizhohet në pafundësi.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se drafti nuk përmban afate kohore për zbatim, nuk parasheh masa sanksionuese për institucionet që nuk e zbatojnë ligjin, nuk garanton përfaqësim në hierarkinë drejtuese të shtetit dhe nuk afirmon kuota për komunitetet më pak të përfaqësuara, siç kërkohet nga Kushtetuta dhe Amendamenti VI.

Mungesa e këtyre elementeve thelbësore e shndërron ligjin në një “alibi ligjor” për vazhdimin e diskriminimit institucional. Ai nuk është ligj për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por një dokument i përgatitur për të kënaqur oreksin politik të Karakamishevës dhe aleatëve të saj, ndërkohë që VLEN është totalisht i margjinalizuar nga çdo vendimmarrje.

Në vend që të garantojë të drejta, ligji i propozuar i relativizon ato nën pretekstin e “profesionalizmit” dhe “kompetencës”, duke injoruar qëllimisht pabarazitë sistematike që ekzistojnë në administratë dhe në strukturat udhëheqëse shtetërore.

Duke u fshehur pas një interpretimi të diskutueshëm të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria shmang vetëdijshëm obligimin për të afirmuar përfaqësimin e drejtë si një aksion afirmativ kushtetues. Kjo është jo vetëm e papranueshme, por edhe rrezik për kohezionin shoqëror dhe besimin e qytetarëve në institucionet publike.

Nisur nga këto vërejtje thelbësore, ftojmë qeverinë që projektligji të dërgohet urgjentisht në Kuvend, para pushimit kolektiv të deputetëve, të amendohet duke inkorporuar këto vërejtje, të miratohet dhe pas fuqizimit të tij, të dërgohet në Komisionin e Venecias.

Në të kundërtën, çdo ligj që prodhohet me qëllime selektive, vetëm sa do ta thellojë krizën e përfaqësimit dhe do ta minojë më tej besimin në drejtësi dhe institutionet e shtetit, përfundon reagimi nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka

275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 13:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?