BDI ngre alarmin: Spastrime politike po minojnë shëndetin publik

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 14:52 Përditësuar

BDI ngre alarmin: Spastrime politike po minojnë shëndetin publik

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shprehur shqetësim të thellë për, siç thuhet në reagimin e saj, “largimet me motive politike dhe etnike” nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup.

Sipas partisë, dhjetëra profesionistë shëndetësorë me përvojë shumëvjeçare, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm sidomos gjatë pandemisë, po zëvendësohen nga aktivistë partiakë, shpesh pa kualifikime përkatëse, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre politike apo etnike.

“Ky është një akt i pastër diskriminimi, i papranueshëm në një shtet që pretendon të jetë multietnik dhe demokratik”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia paralajmëron se po ndërtohet një sistem klientelist në sektorin shëndetësor, ku besnikëria partiake zëvendëson profesionalizmin, ndërsa përkatësia etnike po përjashton qytetarë të tërë nga mundësia për të shërbyer publikun.

“Kjo padrejtësi është edhe një rrezik i drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve”, thuhet më tej në deklaratë.

BDI kërkon ndërprerje të menjëhershme të procesit të spastrimeve politike dhe etnike, si dhe hetim të pavarur dhe transparent për kriteret e punësimeve dhe shkarkimeve në këtë institucion.

“Shtëpia e Shëndetit nuk është pronë e asnjë partie. Ajo është shtylla e kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie apo bindje politike. Do të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore për këto veprime”, përfundon reagimi. Flaka

275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 14:52 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?