BDI: Kultura po plaçkitet, VLEN-i po pasurohet – Artistët pa bukë, militantët me projekte

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 14:59

BDI: Kultura po plaçkitet, VLEN-i po pasurohet – Artistët pa bukë, militantët me projekte

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shfaqi dje një zemërim të hapur ndaj mënyrës se si është shpërndarë, së fundi, fondi publik i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, duke i akuzuar zyrtarët e koalicionit VLEN për një keqpërdorim të kulluar të mjeteve shtetërore dhe për një ndarje të projekteve kulturore mbi baza klienteliste partiake.

“Kultura po plaçkitet, VLEN‑i po pasurohet, artistët po mbeten pa bukë, ndërsa militantët po ulen në sofër me projekte!”, thotë mes tjerash reagimi zyrtar i BDI‑së.

Sipas kësaj force politike, njëri ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve doli të jetë drejtori i Qendrës së Skijimit “Popova Shapka”, z. Abdylgani Aliji, i cili, përmes shoqatës “Soleina”, ka marrë 420 mijë denarë. “Kjo është formë e pastër keqpërdorimi – para publike që derdhen në xhepat e funksionarëve partiakë, jo në altarin e kulturës», thekson BDI, duke vijuar se zëvendësministri i Kulturës, z. Sedat Sulejmani, paska shpërndarë fondet si «shpërblim partiak”.

Më tej vihet në dukje se, prej 15 milionë denarëve të vendosur në dispozicion për konkursin e industrisë kreative, veç 11 për qind – rreth 2 milionë denarë – u ndanë për aplikantë shqiptarë, dhe edhe këta përfitues, pohon BDI, janë kryekëput njerëz të afërt me VLEN‑in. «Në vend të lulëzimit kulturor, po shohim pasurimin e një rrethi të ngushtë partiak; kjo nuk është politikë kulturore, por korrupsion i kulluar», shton deklarata.

Në përmbyllje, BDI kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe nga Prokuroria Publike, me qëllim hetimin e plotë të këtij rasti, ku, sipas partisë, shfaqen qartë elemente të konfliktit interesi dhe shpërdorimit të pozitës zyrtare. «Artistët e pavarur po përndiqen drejt skajit të mbijetesës, kurse militantët partiakë shpërblehen me projekte; kjo është padrejtësi dhe rrezik i hapur për të ardhmen e kulturës shqiptare në vend», përfundon reagimi i forcës politike. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 14:59
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë