Tetovë – Shkolla e Sellcës nuk do të jetë gati për në Shtator

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 15:53

Tetovë – Shkolla e Sellcës nuk do të jetë gati për në Shtator

Edhe pas shumë shkeljeve të afateve dhe premtimeve, shkolla fillore në fshatin Sellcë të Tetovës nuk do të jetë gati për këtë vit të ri shkollor 2025/26. Objekti i ri i shkollës pritet të jetë gati dhe të lëshohet në përdorim vitin e ardhshëm shkollor 2026/27, shkruan Portalb.mk. 

Sipas kreut të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit, punimet e fazës së parë pritet të përfundojnë deri në dhjetor 2025 me çka objekti do të bëhet funksional në pjesën e brendshme.

“Pastaj në fazën e dytë parashihet edhe rregullimi i pjesës së jashtme, duke nisur edhe nga fasada e jashtme dhe punimet e rregullimit të hapsirës së oborrit të shkollës e mur rrethues-mbrojtës dhe gjithçka që ka të bëjë me izolimin e jashtëm të shkollës nga pjesa tjetër e fshatit”, tha Kasami. 

Sipas planifikimeve shkolla nuk pritet të jetë gati për vitin e ardhshëm shkollor 2025/26, por për vitin shkollor 2026/2027. 

“Ne do të punojmë fuqishëm që gjithë punimet që kjo shkollëë të mund t’i pranojë nxënësit e parë të përmbyllen deri në fund të vitit të ardhshëm shkollor… Prioritet për ne do të jetë që ky objekt të jetë në disponim të nxënësve jo këtë vit, por vitin e ardhshëm”, tha Kasami. 

Drejtori i Shkollës Fillore “Rilindja” Muhamer Asani pret që punimet të përfundojnë në kohë.

“Në bazë të të dhënave që pamë këtu, besoj se faza e parë e objektit do të përfundojë në afatin e paraparë. Siç tha edhe kryetari, faza e dytë është krijimi i kushteve, faktikisht i mureve mbrojtëse dhe terreneve sportive”, tha Asanni. 

Ai tha se për 200 ka rënë numri i nxënësve dhe momentalisht kjo shkollë ka 387 nxënës.

Ndërtimi i Shkollës në Sellcë u votua në seancën qeveritare me 26 shtator 2023 ndërsa gur-themeli u hodh më 12 shkurt 2024 pas shumë zvarritjeve dhe shkeljeve të afateve. Ky objekt do të kushtojë rreth 100 milionë denarë. 

Banorët e Sellcës, objektin e ri të shkollës e presin me vite të tëra pasi nxënësit mësimin e ndjekin në kushte të vështira dhe në dy objekte, njëri është një barakë e ndërtuar rreth viteve të 60-ta ndërsa tjetri u fillua në vitin 2000, mirëpo objekti mbeti vetëm një konstruksion. 

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 15:53
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë