Deputeti Shaqiri kritikon VLEN: Votimi kundër interpelancës për gjuhën shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 18:01

Deputeti Shaqiri kritikon VLEN: Votimi kundër interpelancës për gjuhën shqipe

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijat Shaqiri, ka reaguar pas votimit të koalicionit VLEN kundër interpelancës për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, e iniciuar për shkak të qëndrimeve të tij ndaj përdorimit të gjuhës shqipe.

Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Shaqiri theksoi se votimi kundër nënkupton mbrojtje të atyre që, sipas tij, luftojnë gjuhën shqipe.

“VLEN votoi KUNDËR interpelancës për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Krejt i kam besuar. Kam menduar se do ishin ndryshe. Por ndryshimi i tyre paska qenë vetëm për karrige – jo për gjuhën, jo për dinjitetin shqiptar,” shkruan deputeti.

Ai shton se mbrojtja e gjuhës nuk është zgjedhje, por detyrim.

“Kush hesht kur shkelet shqipja, nuk na përfaqëson!” – përfundon Shaqiri në reagimin e tij.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 18:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.