VLEN: 238 projekte konkrete në mbi 20 komuna shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 13:46

VLEN: 238 projekte konkrete në mbi 20 komuna shqiptare

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri thotë se në kuadër të thirrjes së Qeverisë për mbështetje të pushtetit lokal, nëpërmjet Ministrisë së Transportit, janë siguruar rreth 50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare. Zekolli thotë se me këto mjete do të përkrahen 238 projekte.

“Kjo pako përfshin 238 projekte konkrete në mbi 20 komuna shqiptare dhe komuna me përqindje të lartë të popullatës shqiptare, me një buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.miliardë denarësh, apo mbi 50 milionë euro. Projektet e miratuara përfshijnë: Ndërtimin dhe rikonstruimine rrugëve lokale, zgjerimin e rrjeteve të ndriçimit publik, konstruktimin e urave dhe kanaleve të ujërave të zeza dhe atmosferike, investime në infrastrukturë jetike, që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve”, tha mes tjerash Shaqiri.

Sipas Shaqirit, komunat përfituese nga kjo pako investimesh janë:

Çair: 182 milionë denarë

Tetovë: 478 milionë denarë

Gostivar: 382 milionë denarë

Zhelinë: 115 milionë denarë

Saraj: 179 milionë denarë

Dibër: 120 milionë denarë

Bogovinë: 116 milionë denarë

Studeniçan: 129 milionë denarë

Dollnen: 97 milionë denarë

Kërçovë: 292 milionë denarë

Vrapçisht: 85 milionë denarë

Butel: 138 milionë denarë

Bërvenicë: 58 milionë denarë

Haraçinë: 53 milionë denarë

Likovë: 141 milionë denarë

Strugë: 183 milionë denarë

Tearcë: 55 milionë denarë

Çashkë: 36 milionë denarë

Shuto Orizarë: 177 milionë denarë

Sopishtë: 35 milionë denarë

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 13:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?