Toshkovski: Kaq shumë zjarre për një ditë, mund të bëhet fjalë për një skenar të organizuar

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 14:09

Toshkovski: Kaq shumë zjarre për një ditë, mund të bëhet fjalë për një skenar të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka ngritur dyshime serioze lidhur me numrin e madh të zjarreve që kanë shpërthyer në vetëm një ditë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ai ka theksuar se ekziston mundësia reale që të bëhet fjalë për një skenar të organizuar, njofton Flaka

“Ka shumë zjarre për një ditë të vetme. Kjo nuk mund të jetë rastësi. Mund të jetë një skenar i organizuar që qëndron pas këtyre zjarreve. Organet kompetente janë mobilizuar dhe po hetojnë çdo rast”, deklaroi Toshkovski.

Ai theksoi se MPB është në koordinim të ngushtë me shërbimet zjarrfikëse dhe institucionet tjera përkatëse, dhe ka shtuar se do të ndërmerren masa të rrepta ndaj kujtdo që qëndron pas këtyre ngjarjeve.

“Shteti do të reagojë ashpër dhe me vendosmëri ndaj çdo tentative për destabilizim apo dëm të qëllimshëm”, përfundoi ai.

Në ditët e fundit, vendi është përballur me dhjetëra vatra zjarresh, veçanërisht në rajonin e Shkupit, gjë që ka shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët dhe autoritetet. Flaka

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 14:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?