Mickoski: Kemi fakte – disa nga zjarret në Shkup janë shkaktuar qëllimisht

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 14:35 Përditësuar

Mickoski: Kemi fakte – disa nga zjarret në Shkup janë shkaktuar qëllimisht

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se autoritetet tashmë posedojnë fakte konkrete që dëshmojnë se disa nga zjarret në territorin e Shkupit janë shkaktuar qëllimisht.

Duke folur për TV21, Mickoski theksoi se hetimet kanë rezultuar me ndalimin e disa personave të dyshuar për zjarrvënie, ndërsa rastet specifike po trajtohen me serioz nga institucionet kompetente.

“Jo vetëm që dyshojmë, por kemi edhe fakte, kemi edhe persona të ndaluar, që këtë e kanë bërë, posaçërisht në territorin e Shkupit,” – u shpreh kryeministri.

Ai përmendi rastin e fundit të zjarrit në afërsi të Liqenit të Smillkovës, i cili shpërtheu pas orës 21:00 në mbrëmje. Në këtë lokacion, sipas tij, janë identifikuar tre persona të cilët janë ndaluar nga autoritetet.

“Kishte edhe tre persona që pastaj u siguruan, tregojnë se ka baza të dyshimit për aksion të koordinuar dhe mirë të menduar, posaçërisht në Shkup,” – shtoi Mickoski.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur vendi përballet me dhjetëra vatra aktive zjarri dhe një alarm të rritur publik për shkaqet e këtyre ngjarjeve.

Duke vepruar në lidhje me zjarrin e djeshëm në Vizbeg, Prokuroria Themelore Publike në Shkup njofton se ka nisur procedurë urgjente kundër dy personave – një burri dhe një gruaje – për veprën penale Pengim i personit zyrtar në kryerjen e një veprimi zyrtar sipas nenit 382, ​​paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.

Procedura u nis për shkak se të dy sulmuan fizikisht një ekip – një gazetar dhe një kameraman nga TV Alsat M dhe i penguan ata të kryenin detyrat e tyre zyrtare, përkatësisht të raportonin për zjarrin që ndodhi pranë një deponie metalike.

“Prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën, ndërsa për të dyshuarën u propozua masa e arrestit shtëpiak, pasi ajo kujdeset për dy fëmijë të mitur të moshës 9 muajsh dhe 3 vjeç”.

“Masat propozohen me qëllim sigurimin e tyre, duke pasur parasysh se përveç krimit të lartpërmendur, prokuroria vazhdon të hetojë shkaqet e zjarrit të mbeturinave në posedim të të dyshuarve dhe rreziqet e mundshme të shkaktuara për jetën dhe trupin e njerëzve, pronën dhe mjedisin. Në këtë drejtim, dje dhe sot po lëshohen disa urdhra dhe udhëzime për sigurimin e provave”, thonë nga Prokuroria.

Ajo që mbeti pas zjarrit në këtë hekurishte ishte stresi dhe rreziku që iu kanos banorëve përreth dhe shtëpive të banuara, zjarrfikës të lënduar, ajri i ndotur nga djegiet e pjesëve të veturave përfshirë, akumulator, goma, dhe shumë sende tjera të dëmshme për shëndetin e njeriut. Tymi në këtë hekurishte vazhdonte që edhe sot të ndot ajrin e Shkupit.

“Një ditë pas katastrofës ekologjike, në deponinë e mbeturinave apo të veturave të vjetra të cilat dje u dogjën ndërmjet Vizbegut dhe Komunës së Shuto Orizarit, sic mund të shihet në prapavijë, zjarri vazhdon akoma të jetë aktiv ndërsa ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë të jenë në terren për të shuar tërësisht këtë zjarr”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

Përveç zjarrfikësve të Brigadës së Qytetit të Shkupit, në shuarjen e zjarrit në territorin e Shkupit, u angazhuar edhe zjarrfikësit vullnetar të shoqatës vullnetare të Çairit. Si pasojë e zjarrit morën lëndime dhe kërkuan ndihmë mjekësorë kryetari i kësaj shoqate, Artan Demiri së bashku me tre koleg të tij vullnetar.

“Dje kishim një ditë shumë të vështirë, unë u lëndova dhe tre kolegë tjerë kërkuam ndihmë mjekësorë. Dje ishte kapaku siç thotë populli, që nga mëngjesi filluam në Vizbeg, ndërmjet Shuto Orizarës, ku zjarri ishte i përmasave të mëdha, e nga ora 14:30-15:00, shkuam në Stenkovec, përballë pompës së benzinës kishte një zjarr më të madh kishte zjarr në fushë por kishte edhe shtëpi banimi dhe deri në ora 3:00 e mëngjesit ishim atje prezent”, tha Artan Demiri – Kryetar i SHVZ “Bajram Miftari”, Çair.

Sipas Demirit, resurset me të cilët funksionojnë si shoqatë nuk janë të mjaftueshme edhe pse janë aktiv rreth 280 anëtarë. Ai thotë se nëse do kishin më shumë resurse do të mund të angazhonin edhe më shumë vullnetarë në këtë kohë të vështirë zjarresh në vend.

“Edhe pse ne jemi një shoqatë vullnetare zjarrfikësish “Bajram Miftari” nga Çairi, kishim shumë anëtarë më herët afër 280 dhe janë ende janë. Ne i kemi ato resurse që i disponojmë por asnjëherë nuk është mjaftë, çdoherë mungon diçka, mungojnë sepse në çdo përvojë, çdo zjarr, demolohen uniformat, mjetet e punës, lopata, kamioni, të gjithë ato demolohen”, nënvizoi Artan Demiri – Kryetar i SHVZ “Bajram Miftari”, Çair.

Për zjarrin në hekurishten ndërmjet Vizbegut dhe Shuto Orizarit, nga prokuroria thonë se po hetojnë në zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Zjarre aktive kemi edhe sot në territorin e vendit. Flaka

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 14:35 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?