Rep-artisti i njohur Ledri Vula feston sot ditëlindjen, duke shënuar një tjetër vit në karrierën e tij të suksesshme muzikore. Mes urimeve të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët, ka spikatur veçanërisht ai i këngëtares Xhensila Myrtezaj, me të cilën Ledri ka bashkëpunuar së fundmi në projektin muzikor “Ma Kthe”.
Xhensila ka publikuar një fragment nga videoklipi i tyre të ri, ku të dy shfaqen në një përqafim të ngrohtë dhe intim, duke shtuar spekulimet për një afërsi më të madhe mes tyre. Urimi i saj ishte i thjeshtë por domethënës: “Gëzuar ditëlindjen mbret ”, një mesazh që ka ndezur komentet në rrjetet sociale.
Ky veprim publik ka rikthyer në qendër të vëmendjes zërat për një romancë të mundshme mes dy artistëve, të cilët prej javësh janë parë së bashku në evente, studio muzikore dhe udhëtime. Pavarësisht se nuk ka konfirmim zyrtar nga asnjëri, kimia mes tyre është e dukshme, si në skenë ashtu edhe jashtë saj.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Korrik, 2025 16:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.