Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri vazhdon të mbajë ritmin e lartë artistik, pavarësisht pauzës së përkohshme nga koncertet për shkak të shtatzënisë. Sot, ajo sjell për publikun projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Inshallah”, i cili do të publikohet në të gjitha platformat muzikore në orën 18:00, i shoqëruar me një videoklip të kuruar me stilin e saj karakteristik.
Pas suksesit ndërkombëtar të këngës “Energy”, në bashkëpunim me reperin gjerman Luciano, Dafina po dëshmon se nuk ka ndërmend të ndalet. “Energy” u rendit në top-listat evropiane dhe u prit me entuziazëm nga publiku, duke e pozicionuar Dafinën si një nga artistet më të ndjekura në rajon.
“Inshallah” pritet të jetë një tjetër hit, me mesazhe të fuqishme dhe një atmosferë emocionale që reflekton fazën e re në jetën e saj personale dhe artistike. Ky projekt vjen si dëshmi e përkushtimit të saj ndaj muzikës, edhe në një periudhë të ndjeshme si shtatzënia.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Korrik, 2025 17:07
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.