BDI dënon sulmin ndaj Danella Arsovskës në Çair: Sulm ndaj rendit demokratik

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Korrik, 2025 17:37

BDI dënon sulmin ndaj Danella Arsovskës në Çair: Sulm ndaj rendit demokratik

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj sulmit të ndodhur ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, gjatë kryerjes së detyrave të saj zyrtare në territorin e Komunës së Çairit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, znj. Danella Arsovska, i ndodhur gjatë ushtrimit të detyrave të saj zyrtare në territorin e Komunës së Çairit”, thuhet në reagimin e partisë.

Sipas BDI-së, aktet e dhunës, sulmet verbale dhe përpjekjet për të penguar zyrtarët institucionalë në kryerjen e obligimeve të tyre përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit demokratik dhe funksionimit të shtetit ligjor.

“Pavarësisht përkatësisë politike apo pozitës institucionale, asnjë zyrtar nuk duhet të jetë objekt i linçimit publik apo agresionit fizik dhe verbal”, thekson më tej BDI.

Partia u bën thirrje organeve kompetente që të reagojnë menjëherë, të identifikojnë dhe ndëshkojnë autorët, në përputhje me ligjin.

“Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të mbrojë rendin kushtetues, integritetin e institucioneve dhe bashkëjetesën demokratike në vend”, përfundon reagimi. Flaka

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Korrik, 2025 17:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?