Anketa e re: Opozita shqiptare dyfish më e fuqishme se koalicioni VLEN

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 10:13

Anketa e re: Opozita shqiptare dyfish më e fuqishme se koalicioni VLEN

Sipas anketës më të fundit të realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë Market Vision, në bllokun shqiptar, BDI mban një avantazh absolut ndaj partive të koalicionit VLEN.

Në pyetjen se “për cilën parti do të votonit në zgjedhjet e ardhshme”, për partinë e Ali Ahmetit do të votonin 5.5% e të anketuarve, për Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit – 1.6%, aq sa edhe për Lëvizjen BESA. Lidhja Demokratike e Izet Mexhitit do të merrte 1.1%, ndërsa Alternativa e Zeqirja Ibrahimit – 0.8%, shkruan Flaka.

Në ndarjen në dy blloqe politike, opozitë dhe pushtet, BDI dhe ASH (Taravari) janë në epërsi të qartë: për opozitën shqiptare do të votonin 7.1%, kurse për partitë e VLEN-it vetëm 3.9% – thuajse raport 2 me 1 në favor të opozitës.

Në pyetjen e njejtë, se për cilën parti do të votonit në zgjedhjet e ardhëshme, ku partitë e VLEN-it përfshihen në bllok, statistika e votuesve në anketë është me sa vijonË BDI 12.1%, ASH-Taravari 3.6% dhe VLEN së bashku 7.7%. Edhe në këtë përllogaritje, opozita shqiptare përfaqësuar nga BDI dhe ASH del me 15.7%, kundrejt 7.7% të VLEN-it – sërish një avantazh dyfish.

Ajo që bie dukshëm në sy nga krahasimi me anketën e kaluar të po të njëjtës agjenci, është rënia e theksuar e VLEN-it pas ndarjes së ASH-së së Arben Taravarit. Nga 13% në anketën parafundit, mbështetja për VLEN tani ka rënë në 7.7%, që paraqet një tkurrje prej 5.3 përqind. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 10:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.