VLEN: E turpshme, ja si e la BDI Filharmoninë!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 12:22

VLEN: E turpshme, ja si e la BDI Filharmoninë!

Është e turpshme dhe për keqardhje mënyra se si BDI, në mungesë të argumenteve, përpiqet të mashtrojë opinionin publik me shpifje dhe të pavërteta. Opinioni meriton fakte, jo trillime për qëllime politike.
Për 20 vite në pushtet, BDI e ka shndërruar diskriminimin në standard institucional. Ja vetëm një shembull:
Filharmonia e Maqedonisë së Veriut
Të punësuar:
115 maqedonas (96%)
5 shqiptarë (4%)
Këto janë të dhëna zyrtare dhe të verifikueshme, pasqyrë reale e neglizhencës dhe dështimit të qëllimshëm që i’u bë shqiptarëve për pazaret e ndyra korruptive, pa mos i’u bë vonë aspak për çështjen shqiptare.
VLEN ka nisur ndryshimin dhe po hap rrugë të reja për përfaqësimin e shqiptarëve në institucione të rëndësishme kulturore dhe shtetërore.
Vlen të theksohet që prej ekzistimit të shtetit, dy nga institucionet më prestigjioze kulturore si Opera dhe Baleti dhe Filharmonia kanë qenë kështjella të mbyllura për shqiptarët. Për dekada me radhë, asnjë shqiptar nuk është lejuar të drejtojë asnjërin prej tyre. Vetëm me ardhjen e VLEN-it në qeveri u thye ky mur diskriminimi: pas 30 vitesh, për herë të parë, në krye të Filharmonisë u emërua një shqiptar,  tenori i njohur Mustafa Imeri.
VLEN nuk shpif. VLEN vepron. VLEN e bën ndryshimin!

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 12:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?