Sondazhi – Te partitë e VLEN-it, më të fortët LD-ja e Izet Mexhitit dhe Besa e Bilall Kasamit
Sipas sondazhit më të fundit të publikuar nga MKD.MK në bashkëpunim me Agjencinë e Marketingut Vizion, janë matur për herë të parë edhe përqindjet e mbështetjes për partitë përbërëse brenda koalicionit opozitar shqiptar VLEN. Rezultatet zbulojnë një mbështetje të ulët për secilën nga këto parti veç e veç, duke ngritur pikëpyetje për strukturën dhe ndikimin real të tyre në terren, trasmeton Flaka
Lidhja Demokratike Shqiptare, e udhëhequr nga Izet Mexhiti, rezulton me 1.1% të mbështetjes.
Lëvizja Besa, e kryetarit të Tetovës Bilall Kasami, po ashtu përmbyll me 1.1%. Alternativa, nën drejtimin e Zeqirja Ibrahimit, regjistron një mbështetje prej 0.8%.
Ndërkohë, grupi politik i Arben Fetait, një figurë e ekspozuar si drejtes i ASH-së në VLEN, nuk është regjistruar fare në listën e matjes, njësoj si përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, i cili gjithashtu nuk figuron në rezultatet e sondazhit.
Ky sondazh përbën një pasqyrë të rëndësishme të dinamikës së brendshme brenda koalicionit VLEN, veçanërisht pas ndarjes së Aleancës për Shqiptarët nga ky bllok opozitar. Përqindjet e ulëta të subjekteve përbërëse nënvizojnë vështirësitë për t’u afirmuar në mënyrë të pavarur dhe mund të shpjegojnë edhe rënien e përkrahjes së përgjithshme për VLEN-in në sondazhin e korrikut 2025 (7.7%).
Sondazhi u realizua nga MKD.MK në bashkëpunim me Agjencinë për Marketing “Vizion”, duke përdorur metodologji të standardizuar për matje të opinionit publik dhe me kampion të përfaqësueshëm në nivel nacional. Flaka
















