Arbana rikthehet në ekran me dy projekte

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2025 22:55

Arbana rikthehet në ekran me dy projekte

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka zbuluar planet e saj për sezonin e ri televiziv, duke konfirmuar rikthimin e emisionit të suksesshëm “Mirëmbrëma yje” në muajin shtator. Pas një sezoni të parë që u prit me entuziazëm nga publiku, Arbana ka vendosur ta rikthejë formatin me një sezon të dytë, duke premtuar surpriza dhe të ftuar të rinj.

Në një intervistë për “Prive”, ajo ka bërë të ditur se përveç këtij rikthimi, është në përgatitje edhe një projekt tërësisht të ri në YouTube, për të cilin nuk ka zbuluar ende detaje. Ky format pritet të jetë ndryshe nga “Mirëmbrëma yje”, duke sjellë një qasje të re në komunikimin me publikun.

“Mirëmbrëma yje” është një emision i xhiruar në ambientet e shtëpisë së Arbanës në Bogë, ku ajo mirëpret figura të njohura të artit, muzikës, sportit dhe biznesit, në një atmosferë intime dhe miqësore. Me intervista, lojëra, gatime dhe momente të sinqerta, programi ka fituar zemrat e shikuesve dhe ka thyer rekorde klikimesh në YouTube.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2025 22:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.