“Qeveria monoetnike largon Gjuhën Shqipe në Korridorin 8”

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Korrik, 2025 11:05

“Qeveria monoetnike largon Gjuhën Shqipe në Korridorin 8”

Qeveria monoetnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut po ndjek një strategji të qëllimshme, sistematike dhe të vazhdueshme për të margjinalizuar shqiptarët, për të zhdukur gjurmët e identitetit tonë kombëtar dhe për të eliminuar përdorimin zyrtar të Gjuhës Shqipe nga institucionet shtetërore dhe hapësirat publike.

Mosrespektimi i gjuhës shqipe nuk është më thjesht neglizhencë – është një politikë shtetërore diskriminuese, që vjen si pasojë e mungesës totale të vullnetit politik për barazi reale dhe respekt të ndërsjellë. Këto veprime janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj një prej shtyllave themelore të identitetit shqiptar – gjuhës sonë – dhe nuk mund të kalojnë pa reagim.

Të heqësh shqipen nga tabelat, dokumentet zyrtare dhe komunikimi publik, në një shtet që pretendon se respekton Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare, do të thotë të mohosh bashkëjetesën, të fyesh një komunitet të tërë dhe të nxisësh ndasi etnike me pasoja afatgjata për stabilitetin dhe kohezionin shoqëror.

I bëjmë thirrje organeve kompetente, Avokatit të Popullit, institucioneve ndërkombëtare, por mbi të gjitha popullit shqiptar që të mos heshtin para këtij diskriminimi të ulët dhe të organizuar. Shqipja nuk është gjuhë e huaj në këtë vend – është gjuhë e popullit autokton, reaguan nga ASH-ja e Ziadin Selës. Flaka

272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Korrik, 2025 11:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?