ASH: FLEN, të humbur në orbitën e VMRO-DPMNE-së – Ligji për bixhozin i gatuar, gati për miratim

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 08:14

ASH: FLEN, të humbur në orbitën e VMRO-DPMNE-së – Ligji për bixhozin i gatuar, gati për miratim

Grupimi politik FLEN, i zhytur në konfuzion dhe i kapluar nga apatia politike, të hënën deklaroi se beteja e tyre është për mbylljen e kazinove dhe mbrojtjen e familjeve. Aleanca për Shqiptarët ua bën me dije se kjo është një betejë e humbur, sepse ligji i ri për lojërat e fatit, i përgatitur nga VMRO-DPMNE, tashmë është gati dhe shumë shpejt do të kalojë në procedurat për miratim, reaguan nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit.

FLEN, vijon kumtesa, duke aluduar në VLEN, një herë tjetër, mashtron opinionin publik, duke pretenduar se po lufton industrinë e bixhozit.

“Në realitet, projektligji i ri vetëm sa e fuqizon dhe e zyrtarizon më tej industrinë e bixhozit dhe të lojërave të fatit online. Ky grupim vazhdon të flejë, ndërsa VMRO-DPMNE përgatit ligjet dhe ua servon si “akt të kryer” për votim”, reagon ASH.

Sipas projektligjit të ri licencat për operatorët online do të vazhdojnë të jepen për periudha 6-vjeçare, njësoj si më parë, duke konfirmuar mungesën e çdo vullneti për ndalim apo kufizim të këtij aktiviteti të dëmshëm.

“Në vend të ndalimit të kësaj industrie, ligji po krijon një sistem të mbyllur dhe monopolizues, që favorizon kompani të lidhura me pushtetin dhe ngre dyshime të forta për përfitime të fshehura nga njerëz afër strukturave qeveritare”, thonë nga ASH.

Në vend të mbrojtjes së qytetarëve, veçanërisht të miturve dhe atyre me varësi të mundshme, shteti po merr rolin e garantuesit të një industrie me pasoja të rënda sociale.

Projektligji shkon edhe më tej, lejon forma të reja të marketingut dixhital dhe reklamave, në një kohë kur mungojnë plotësisht mekanizmat e pavarur për monitorim dhe kontroll të abuzimeve, si dhe e prezanton industrinë e bixhozit si burim për rritje të të hyrave fiskale, pa asnjë vizion për mbrojtje sociale apo shëndetësore.

Në vend që të kishte ndjekur praktikat më të mira evropiane – si ndalimi i reklamave agresive, kufizimi i aksesit për të miturit, vendosja e limiteve të shpenzimeve apo bashkëpunimi me organizata të shëndetit publik – Maqedonia e Veriut po lehtëson zhvillimin e industrisë së bixhozit në emër të dixhitalizimit dhe formalizimit.

Ky projektligj nuk është një reformë për qytetarët, por një akt politik që e shndërron varësinë nga bixhozi në burim të ardhurash për shtetin dhe të tjerë të lidhur me pushtetin.

FLEN, i paralizuar nga ethet e ditëve të para në pushtet, nuk ka as rol, as ndikim, e as zë në këtë proces. Ato që Aleanca për Shqiptarët i ka denoncuar me kohë, shumë shpejt do të konfirmohen publikisht – kur Qeveria e re ta procedojë ligjin në Kuvend për miratim, thuhet në reagimin nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 08:14
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë