Ekonomia – Masat që propozon Aleanca për Shqiptarët
Ismaili prezantoi një paketë masash emergjente, duke përfshirë: Uljen e TVSH-së për produktet bazë dhe shërbimet shëndetësore; Subvencione për shtresat më të goditura; Mbështetje për prodhuesit vendorë për të garantuar siguri ushqimore; Ndalim të spekulimeve dhe kontroll real të çmimeve në treg.
“Shteti duhet të mbrojë qytetarin, jo të sillet si spektator i mjerimit që po përhapet.”
Apel për veprim dhe llogaridhënie
Ismaili theksoi se kjo krizë po largon të rinjtë nga vendi, po varfëron pensionistët dhe po shtyn familjet drejt kolapsit. Ajo kërkoi llogaridhënie nga qeveria dhe paralajmëroi se Aleanca për Shqiptarët nuk do të qëndrojë në heshtje.
“Koha për veprim është tani. Heshtja është bashkëfajësi. Ne do të ngremë zërin për dinjitetin e qytetarëve.”
Inflacioni real më i rëndë se shifrat zyrtare
Megjithëse inflacioni zyrtar për muajin qershor është 4.5%, Ismaili theksoi se situata në terren është shumë më e rëndë. Ushqimet bazë janë shtrenjtuar me 6.3%, energjia me 2%, ndërsa edhe shërbimet shëndetësore dhe veshmbathja kanë parë rritje të konsiderueshme.
“Këto nuk janë thjesht numra në letër. Janë goditje të përditshme ndaj jetesës së qytetarëve, që mezi mbijetojnë.”
Luks për qeveritarët, krizë për qytetarët
Në kulmin e krizës ekonomike, Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon të shpenzojë 1.8 milionë euro për EXPO-n në Beograd në vitin 2027. Paratë e qytetarëve do të harxhohen për logo, karrige, dizajn dhe akomodime luksoze për promotorë.
“Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie – arrogancë, luks dhe përçmim ndaj qytetarit të zakonshëm.”
ASH: Qeveria ka dështuar – kriza ekonomike po e rrënon qytetarin
Elfete Ismaili akuzoi qeverinë për paaftësi dhe mungesë totale të masave kundër krizës ekonomike. Sipas saj, shteti po funksionon pa asnjë strategji të qartë, ndërsa qytetarët çdo ditë përballen me rritje çmimesh dhe ulje të fuqisë blerëse.
“Qytetarët po e paguajnë çmimin e dështimit qeveritar. Kriza ekonomike nuk menaxhohet me propagandë, por me politika konkrete – të cilat mungojnë.” Flaka
















