Marta Kos: Shqipëria përparon më shpejt se kurrë drejt BE-së, ndërsa RMV morri një votë besimi – tani është koha për reforma thelbësore

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 13:38

Marta Kos: Shqipëria përparon më shpejt se kurrë drejt BE-së, ndërsa  RMV morri një votë besimi – tani është koha për reforma thelbësore

Bruksel, 15 tetor 2025 – Eurodeputetja Marta Kos, raportuese për Ballkanin Peréndimor në Parlamentin Evropian, ka vlerësuar ritmin e përshpejtuar të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar njëkohësisht nevojën për reforma të thella në Maqedoninë e Veriut, pas miratimit të raportit të parë për këtë vend pas tre vitesh, transmeton Flaka

Në një sërë postimesh në rrjetin X (ish-Twitter), Kos deklaroi:

“Bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë. Në Parlamentin Evropian theksova se ky përparim është tregues i përkushtimit të Shqipërisë dhe i mbështetjes së vazhdueshme të BE-së. Një përfshirje e tillë gjithëpërfshirëse e shoqërisë është vendimtare për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027.”

Ndërkohë, Kos nënvizoi edhe zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ku Parlamenti Evropian miratoi raportin e parë për vendin që nga viti 2022.

“Një votë e qartë besimi për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Tani nevojitet përparim në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, duke shfrytëzuar momentumin aktual të zgjerimit.”

Deklaratat e Kos vijnë në një moment kyç për të dy vendet, teksa zgjerimi i BE-së është kthyer në një nga prioritetet strategjike të bllokut dhe vëmendja ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor është intensifikuar.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që hapën së bashku negociatat formale në vitin 2022, ndodhen tani në faza të ndryshme të procesit. Flaka

270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 13:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?