Ambasadori Meidani mbledh ambasadorët në Dibër – Duka: Mirënjohje të veçantë Ambasadorit shqiptar

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 13:43

Ambasadori Meidani mbledh ambasadorët në Dibër – Duka:  Mirënjohje të veçantë Ambasadorit shqiptar

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani, organizoi një vizitë të trupit diplomatik në Komunën e Dibrës, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe përfaqësuesit institucionalë të zonës, njofton Flaka

Në vizitë morën pjesë: z. Michalis Rokas, Ambasador i Bashkimit Evropian, z. Florian Qehaja, Ambasador i Republikës së Kosovës, z. Paolo Palminteri, Ambasador i Italisë, z. Gregor Presker, Ambasador i Sllovenisë, z. Zoran Miljanić, Ambasador i Malit të Zi, z. Zhelyazko Radukov, Ambasador i Bullgarisë, si dhe znj. Vilma Dambrauskiene, Ambasadore e Lituanisë.

Pjesë e takimeve ishin edhe deputetët e zonës znj. Arbana Pasholli, (kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri–Maqedonia e Veriut) dhe z. Musa Xhaferi (kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Parlamentit), si dhe z. Fuat Spahiu, kryetar i Këshillit Komunal, z. Ylli Mirzo, sekretar i Komunës dhe z. Burim Kaba, drejtor i NPK “Standard”.

”Mirënjohje të veçantë Ambasadorit Sh.T. z. Denion Meidani për angazhimin dhe përkushtimin e tij që Dibra të shndërrohet në një qendër që vizitohet nga shumë ambasadorë, diplomatë dhe miq nga e gjithë bota, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin kulturor, turistik dhe ekonomik të qytetit tonë. Dibra me të vërtetë e meriton që t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm dhe të bëhet sërish një shembull i historisë, kulturës, mikpritjes dhe mundësive të reja ekonomike”, tha Hekuran Duka, kryetar i Dibrës.

Diskutimet u fokusuan në sfidat e zhvillimit lokal, promovimin e potencialit kulturor, historik dhe turistik të Dibrës, si dhe forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërkufitar me mbështetjen e partnerëve evropianë. Flaka

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 13:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?