Ahmeti pret kampionin botëror Benjamin Imeri: “Një emër që nderon sportin, kombin dhe flamurin tonë”

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 19:32

Ahmeti pret kampionin botëror Benjamin Imeri: “Një emër që nderon sportin, kombin dhe flamurin tonë”

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takim boksierin shqiptar Benjamin Imeri, i cili së fundmi ka shkruar histori duke u shpallur kampion bote në kategorinë WBA JR, transmeton Flaka

Ahmeti u shpreh se ishte një kënaqësi e veçantë ta takonte Imerin në këtë moment të triumfit të tij sportiv dhe kombëtar:

“Sot pata kënaqësinë të takohem sërish me boksierin shqiptar, Benjamin Imeri, por këtë herë si kampion bote në kategorinë WBA JR.”

Duke përshkruar suksesin e tij si historik, lideri i BDI-së nënvizoi rëndësinë që ky titull ka për shqiptarët dhe për sportin në përgjithësi:

“Një titull historik, i dhënë për herë të parë nga një prej federatave më prestigjioze të boksit në botë, pas fitores mbresëlënëse me nokaut në raundin e dytë ndaj kundërshtarit afrikan.”

Ahmeti theksoi se emri i Imerit është tashmë i gdhendur në historinë e boksit si kampioni i parë i kësaj kategorie:

“Emri i Benjaminit tashmë është gdhendur në histori si kampioni i parë i kësaj kategorie, një arritje që nderon sportin, kombin dhe flamurin tonë.”

Në fund, ai shprehu urimet më të mira për sukseset e ardhshme të kampionit:

“E përgëzoj për këtë sukses madhështor dhe i uroj edhe më shumë fitore në rrugëtimin e tij të artë!” Flaka

270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?