Halil Snopçe godet VLEN-in: “Ligji për kazinotë? Veç një Déjà Vu pa asnjë benefit!”

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 21:47

Halil Snopçe godet VLEN-in: “Ligji për kazinotë? Veç një Déjà Vu pa asnjë benefit!”

Pasi eksponentë të VLEN dolën me deklarime se Qeveria ka sjellë ligjin e ri për kazinotë, ka reaguar ashpër ish-partneri i tyre në koalicion, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe.

Deputeti Snopçe e cilëson si mashtrim ligjin për të cilin VLEN po mburret dhe e krahason me ligjin e shumëkritikuar të Artan Grubit.

“Disa eksponentë të VLENIT qenkan lëvdëru se qeveria sot e paska kalu ligjin për kazinot ku është paraparë distancë ndërmjet tyre prej 500 metrash. Çka u bë me mbylljen e kazinove? VLENI paska reteru dhe fatkeqësisht pas shumë e shumë zotimeve për mbylljen e kazinove, po kthehemi te verzioni i Artan Grubit,” shkruan Snopçe në një reagim në rrjetet sociale.

Sipas tij, ndryshimi i premtuar nga VLEN ka dështuar të realizohet dhe gjithçka është kthyer në pikën zero.

“A më ndihmon dikush për të bërë dallimin në mes këtij ligji për kazinot me të cilin lëvdërohet VLENI dhe verzionit të ligjit të ashtuquajtur ligji i Artan Grubit?”, pyet Snopçe me ironi.

Deputeti shton se qytetarët janë tradhtuar dhe se fati i njerëzve të prekur nga industria e kazinove mbetet i njëjtë.

“Fatkeqësisht, asgjë e re. Veç një Déjà Vu pa asnjë benefit. Katandisja me fatin e njerëzve me kazinot do të vazhdojë,” shkruan ai.

Snopçe e përmbyll reagimin me një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj ish-partnerëve të tij politikë:

“Asgjë nga premtimi, e asgjë nga ndryshimi.”

Reagimi i tij pritet të ndezë debatet politike në skenën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht rreth sinqeritetit të premtimeve të VLEN dhe efektivitetit të ligjit të ri për lojërat e fatit. Flaka

270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 21:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?