ASH: Gostivari simbol i përjashtimit: FLEN fle, VMRO punëson – 70 maqedonas, 8 shqiptarë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Korrik, 2025 10:52

ASH: Gostivari simbol i përjashtimit: FLEN fle, VMRO punëson – 70 maqedonas, 8 shqiptarë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ashpër ndaj punësimeve të fundit në HEC Mavrovë dhe Policinë e Gostivarit, duke i cilësuar ato si “shkelje flagrante të parimit të përfaqësimit të drejtë” dhe si dëshmi se diskriminimi etnik ndaj shqiptarëve po institucionalizohet në mënyrë sistematike, transmeton Flaka

Sipas informacioneve të siguruara nga ASH, në HEC Mavrovë janë punësuar gjithsej 35 persona, prej të cilëve 30 maqedonas dhe vetëm 5 shqiptarë. E më keq – sipas të njëjtave burime – të hënën pritet të punësohen edhe 30 maqedonas të tjerë, duke e thelluar më tej pabarazinë.

Kjo do të thotë 60 maqedonas përkundrejt vetëm 5 shqiptarëve – një disproporcion i turpshëm dhe një dëshmi tjetër se vendimmarrja në këtë shtet vazhdon të funksionojë mbi baza etnike, jo mbi kritere profesionale apo të drejtës.” – thuhet në reagimin e ASH-së.

ASH: “Në vend reforme, kemi përjashtim sistematik të shqiptarëve”

Situata nuk është më e mirë as në fushën e sigurisë. Në konkursin e fundit për punësim në Policinë e Gostivarit, nga 20 aplikantë shqiptarë vetëm 3 kanë kaluar, ndërsa nga 12 maqedonas kanë kaluar 10.

Përzgjedhja nuk i ngjan as garës, as barazisë – i ngjan skenarëve të pastrimit të heshtur etnik në institucionet publike.

ASH i drejton gishtin partnerëve shqiptarë të pushtetit, që sipas saj, heshtin dhe legjitimojnë diskriminimin:

Ku janë përfaqësuesit shqiptarë në qeveri? Ku është FLEN që premtoi ndryshim, përfaqësim dhe dinjitet? Kur institucionet e vendit funksionojnë si agjenci punësimi për militantët e VMRO-DPMNE-së dhe shqiptarët përjashtohen si rregull e jo si përjashtim, nuk kemi të bëjmë me reformë – kemi të bëjmë me tradhti politike dhe dështim total.

ASH kërkon hetim urgjent dhe dorëheqje nga përfaqësuesit shqiptarë në qeveri

Në fund të deklaratës, Aleanca për Shqiptarët kërkon hetim të menjëhershëm për proceset e punësimeve në HEC Mavrovë dhe MPB në Gostivar, si dhe transparencë të plotë për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve.

ASH kërkon ndërprerjen e menjëhershme të çdo praktike diskriminuese në punësimet publike.

Por akoma më ashpër, partia opozitare kërkon dorëheqje të përfaqësuesve shqiptarë në qeveri, nëse ata nuk janë në gjendje të garantojnë as minimumin e përfaqësimit.

Mjaft më me heshtje bashkëfajtore! Mjaft me qeveri që mban emrin ‘FLEN’ dhe nuk zgjohet kurrë kur shqiptarët diskriminohen!” – përfundon deklarata e ASH-së.

Aleanca për Shqiptarët ka bërë të qartë se nuk do të heshtë përballë kësaj gjendjeje dhe paralajmëron se nëse diskriminimi ndaj shqiptarëve në punësimet publike vazhdon, përgjegjësia politike do të jetë e pashmangshme. Flaka

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Korrik, 2025 10:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?