Struga Fest, festë e kulturës dhe bashkëpunimit: Ambasadori shqiptar Denion Meidani në edicionin jubilar

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 13:28

Struga Fest, festë e kulturës dhe bashkëpunimit: Ambasadori shqiptar Denion Meidani në edicionin jubilar

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, mori pjesë në edicionin e pestë të Struga Fest, një festival që tashmë është shndërruar në një pikëtakim të rëndësishëm të artit, kulturës dhe dialogut rajonal, përcjell Flaka

Edicioni i sivjetshëm, i karakterizuar nga një atmosferë jubileje dhe prani të figurave të njohura si sopranoja Inva Mula dhe pianisti Genc Tukiqi, solli në vëmendje rolin unifikues të kulturës. Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Meidani theksoi: “Kultura është gjuha që na flet të gjithëve njësoj, dhe festivale si ky i japin Strugës zërin e saj të veçantë në hartën kulturore të rajonit.”

Përmes pjesëmarrjes aktive dhe mbështetjes së ngjarjeve të tilla, Ambasada e Shqipërisë në Shkup konfirmon angazhimin e saj për nxitjen e bashkëpunimit kulturor, dialogut mes komuniteteve dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Struga Fest mbetet një dëshmi e gjallë e fuqisë që ka arti për të ndërtuar ura mes njerëzve, përtej kufijve dhe dallimeve. Flaka

270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 13:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?