Ambasadori Meidani, viziton Shkollën e Mesme Komunale “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 19:10

Ambasadori Meidani, viziton Shkollën e Mesme Komunale “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, realizoi një vizitë zyrtare në Shkollën e Mesme Komunale “Dr. Ibrahim Temo” në qytetin e Strugës. Gjatë kësaj vizite, Ambasadori u prit nga drejtoresha e shkollës, znj. Besime Jonizi, si dhe nga stafi pedagogjik i këtij institucioni arsimor me traditë.

Vizita u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe përfaqësive diplomatike, me qëllim nxitjen e vlerave arsimore, kulturore dhe kombëtare në mesin e të rinjve shqiptarë.

Ambasadori Meidani vlerësoi punën dhe përkushtimin e shkollës në edukimin e brezave të rinj dhe shprehu mbështetjen e Ambasadës për projekte që ndihmojnë në avancimin e arsimit të mesëm në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se investimi në arsim është investim në të ardhmen dhe se të rinjtë shqiptarë duhet të kenë kushte sa më të mira për zhvillimin e tyre arsimor dhe profesional.

Nga ana e saj, drejtoresha Jonizi e informoi Ambasadorin për aktivitetet dhe sfidat e shkollës, duke theksuar rëndësinë që ka ky institucion për komunitetin lokal dhe për zhvillimin e një arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Kjo vizitë përbën një tjetër hap në forcimin e lidhjeve mes institucioneve arsimore në vend dhe përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë, me synim përkrahjen e të rinjve në rrugëtimin e tyre drejt dijes dhe suksesit.

270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?