VLEN: Me dije dhe dinjitet për rininë – me BDI vetëm hajni dhe hipokrizi

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 09:32 Përditësuar

VLEN: Me dije dhe dinjitet për rininë – me BDI vetëm hajni dhe hipokrizi

Me VLEN dije dhe dinjitet, me BDI hajni dhe hipokrizi!” – me këtë mesazh politik, koalicioni VLEN ka dalë në mbështetje të fuqishme të rinisë dhe arsimit, duke theksuar dallimet e thella mes qasjes së tyre dhe qeverisjes së deritanishme nga BDI.

Në një reagim zyrtar, VLEN ka akuzuar BDI-në se për dy dekada me radhë e ka lënë rininë shqiptare në harresë totale.

“Partia e listave të zeza nuk kishte asnjëherë një agjendë për të rinjtë, për arsimin apo për të ardhmen. Vetëm pasurim në kurriz të qytetarëve dhe dërgim të gjeneratave të reja jashtë vendit,” – thuhet në reagimin e VLEN.

Ata thonë se tani po bëhen hapa konkretë për të ndryshuar realitetin e deritanishëm. Grupi parlamentar i VLEN ka votuar pro Ligjit për ndarjen e vauçerëve në vlerë prej 250 euro për të gjithë studentët e rregullt dhe me korrespondencë në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo nuk është një lëmoshë, është një politikë e drejtë dhe një investim i zgjuar për të ardhmen,” – deklaron VLEN.

Sipas tyre, ky vendim do të ndihmojë mijëra studentë për të blerë pajisje teknologjike – laptopë, kompjuterë, tabletë apo mjete të tjera ndihmëse – që do të lehtësojnë procesin mësimor dhe do ta sjellin arsimin më pranë standardeve moderne.

“Studentët tanë nuk janë vetëm e tashmja e universiteteve, janë e ardhmja e kombit. Dhe çdo mbështetje për ta është mbështetje për gjithë shoqërinë,” – thuhet më tej në kumtesë.

VLEN thekson se do të vazhdojë të punojë për barazi në arsim, për fuqizim të teknologjisë në çdo pjesë të vendit dhe për ta bërë dijen mjet për zhvillim, jo privilegj për të lidhurit me pushtetin.

“Arsimi nuk duhet të jetë luks për të fortët, por e drejtë për çdo të ri. Ky është dallimi mes nesh që punojmë për të ardhmen, dhe atyre që shkatërruan të tashmen,” – përfundon deklarata e VLEN-it. Flaka

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 09:32 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?