BDI: Heqja e Nenit 96 nga Ligji për Policinë, përgjegjësi e VMRO-së dhe VLEN-it

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 11:19

BDI: Heqja e Nenit 96 nga Ligji për Policinë, përgjegjësi e VMRO-së dhe VLEN-it

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kritikon ashpër përpjekjet e përfaqësuesve shqiptarë të VMRO-DPMNE-së në Qeveri për t’u shmangur nga përgjegjësia lidhur me heqjen e Nenit 96 nga Ligji për Policinë, transmeton Flaka

“Përpjekja e të përzgjedhurve shqiptarë të VMRO-s në qeveri për të shfajësuar veten për heqjen e Nenit 96 nga Ligji për Policinë është kulmi i hipokrizisë dhe shprehja më e qartë e mungesës së tyre reale në qeverisje,” deklaron BDI.

Sipas BDI-së, këta përfaqësues tash premtojnë se do ta “rregullojnë me amendamente në Kuvend”, ndërkohë që vetë kanë qenë prezent në mbledhjen e Qeverisë ku ky ndryshim u miratua pa diskutim.

“Ky është një fakt i pakundërshtueshëm. Neni 96, që garantonte përfaqësimin etnik në polici, është një detyrim kushtetues që buron nga Amendamenti 6 dhe Marrëveshja Paqësore e Ohrit. Heqja e tij nuk është ‘lapsus’, por pjesë e një strategjie për të përjashtuar shqiptarët nga institucionet shtetërore, veçanërisht nga strukturat e sigurisë,” thekson BDI.

BDI sqaron se në Kuvend, ku vendosen ligjet, do të ndalojë këtë tentativë të rrezikshme dhe i bën thirrje përfaqësuesve që nuk të luajnë më rolin e mbrojtësve të interesit publik, pasi kanë miratuar heqjen në Qeveri.

“Shqiptarët nuk mashtrohen më nga fasada. Nuk mjafton të jesh fizikisht i pranishëm në qeveri, nëse politikisht je inekzistent,” përfundon BDI. Flaka

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 11:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?