Arben Fetai, zëvendëskryeministër për “Qeverisje të Mirë”, në qendër të akuzave për “Qeverisje të keqe”

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 11:33

Arben Fetai, zëvendëskryeministër për “Qeverisje të Mirë”, në qendër të akuzave për “Qeverisje të keqe”

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, po përballet me një valë kritikash të ashpra publike dhe mediatike për një sërë shkeljesh ligjore dhe etike, të cilat hedhin dyshime serioze mbi integritetin dhe përkushtimin e tij ndaj funksionit që mban, shkruan Flaka

Së pari, Fetai është akuzuar për keqpërdorim të emailit zyrtar qeveritar, duke e përdorur atë për shpërndarjen e kumtesave partiake, në lidhje me subjektin politik që ai përfaqëson. Ky veprim përbën shkelje të qartë të ndarjes ndërmjet funksionit publik dhe angazhimit partiak, duke e vënë në konflikt interesi dhe duke dëmtuar kredibilitetin institucional të zyrës së tij.

Për më tepër, vetë Fetai ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku shihet duke konsumuar cigare brenda zyrës së tij, një veprim në kundërshtim flagrant me Ligjin për Mbrojtje nga Duhani, i cili ndalon pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat publike të mbyllura, përfshirë institucionet shtetërore.

Sot, portali 360 shkallë” publikoi një material investigativ, ku dy automjete zyrtare, që përdoren nga zëvendëskryeministrat Izeti Mexhiti dhe Arben Fetai, janë fotografuar të parkuara në mënyrë të paligjshme rreth orës 23:00 pranë qendrës tregtare “Mavrovka”, në afërsi të selisë së koalicionit VLEN. Pavarësisht se gazetarët kanë kërkuar përgjigje nga institucionet shtetërore mbi përdorimin e automjeteve jashtë orarit dhe për qëllime të mundshme politike, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Qeverisë, Ministrisë së Ekologjisë apo nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë.

Këto veprime jo vetëm që bien ndesh me ligjet në fuqi, por edhe kompromentojnë rëndë parimet e qeverisjes së mirë, për të cilat z. Fetai është mandatuar të kujdeset. Në këtë kontekst, heshtja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe e institucioneve të tjera të kontrollit dhe transparencës, ngre pikëpyetje serioze për funksionimin e sistemit të llogaridhënies në vend.

Në një kohë kur qytetarët presin standarde të reja të integritetit dhe profesionalizmit në qeverisje, rasti i Arben Fetait rrezikon të kthehet në një simbol të keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe dështimit për të ndarë politikën nga institucioni.

A duhet të jetë Fetai shembull i qeverisjes së mirë, apo ilustrim i keqqeverisjes moderne?
Pse hesht Komisioni për Parandalim të Korrupsionit?
A do të kërkohet përgjegjësi për shkeljet e konstatuara?

Këto janë pyetje që presin përgjigje, ndërkohë që qytetarët vazhdojnë të kërkojnë transparencë, llogaridhënie dhe ndëshkim për ata që e keqpërdorin pushtetin në emër të interesit publik. Flaka

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 11:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?