“Ju pyetni, unë përgjigjem” pa përgjigje – Fetai mungon në premierën e iniciativës

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Korrik, 2025 07:47

“Ju pyetni, unë përgjigjem” pa përgjigje – Fetai mungon në premierën e iniciativës

Zëvendëskryeministri për Integrime Europiane, Arben Fetai, kishte paralajmëruar për këtë javë një iniciativë të re komunikimi me qytetarët përmes rubrikës “Ju pyetni, unë përgjigjem”, duke u zotuar se çdo të premte do t’u përgjigjej pyetjeve të adresuara nga publiku mbi tema si politika qeveritare, punësimet, përfaqësimi, reformat dhe çështje të tjera me interes të gjerë publik, shkruan Flaka.

“Fjala është e juaja. Përgjegjësia, e imja”, thuhej në njoftimin zyrtar të publikuar nga Fetai.

Megjithatë, edhe pse këtë të premte pritej të mbahej edicioni i parë i kësaj nisme, Fetai nuk u shfaq fare në rrjetet sociale.

Si pasojë, një sërë pyetjesh konkrete të dërguara nga qytetari dhe aktivisti Rroni Kadriu mbetën pa përgjigje — ndonëse ishin dorëzuar brenda afatit dhe lidhen drejtpërdrejt me angazhimet politike të qeverisë.

“Po i ripërsëris pyetjet e mia për gjithë VLEN-in! Ndërsa Arben Fetai nuk e mbajti fjalën! Nuk u përgjigj sot ashtu siç tha!”, shkroi Kadriu publikisht.

Këto janë pyetjet që mbetën pa përgjigje:

  • Çfarë ndodhi me projektin për themelimin e Akademisë Shqiptare?
  • Cili është statusi i ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe kur pritet të miratohet?
  • Pse në Muzeun e Tetovës mungojnë profesionistë shqiptarë – arkeologë, historianë dhe etnologë?
  • Përse po ndërtohet një EKO-Park në Shtip, ndërkohë që Maqedonia Perëndimore nuk ka asnjë të tillë?
  • Cili është progresi aktual për rrugën Tetovë–Prizren?
  • Ku mbetën investimet e premtuara në Kodrën e Diellit nga investitorë të huaj?

Reagimet në rrjetet sociale pasuan menjëherë. Mungesa e paraqitjes së Fetait dhe mospërgjigjja ndaj pyetjeve thelbësore ngjalli kritika dhe ngriti dilema rreth sinqeritetit të kësaj iniciative për komunikim me qytetarët në rrjetet sociale. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Korrik, 2025 07:47
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë