VMRO propozon punësime “pa konkurs” dhe “pa përfaqësim të drejtë” në polici, VLEN bën avokatin

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Korrik, 2025 12:59

VMRO propozon punësime “pa konkurs” dhe “pa përfaqësim të drejtë” në polici, VLEN bën avokatin

Pas uzurpimit të pozicioneve drejtuese në të gjitha institucionet, Qeveria monoetnike e VMRO-së tani ka vendosur të pastrojë nga shqiptarët edhe radhët e policisë së rregullt. Me ndryshimet e reja të propozuara në Kuvend, fshierja e nenit 96 që parasheh përfaqësimin e drejtë etnik dhe gjinor, nuk është i vetmi ndryshim që godet shqiptarët.

Përveç kësaj, në propozim parashihet që policia të mund të realizojë edhe punësime pa konkurs. Kur kemi parasyshë qasjen e deritanishme të kësaj qeverie, kuptohet lehtë se punësimet pa konkurs do të bëhen vetëm për maqedonas dhe militantë partiak të VMRO-së.

Kjo vërehet qartë në propozim që në nenin 97 paragrafin e parë që definon punësimet të shtohen fjalët “edhe pa konkurs”, ndërsa në paragrafin e dytë hiqen fjalët “me përjashtim” që nënkupton se punësimet pa konkurs do të bëhen në çdo kohë.

Në gjithë këtë situatë, partitë e koalicionit VLEN dhe zëvendësministri i punëve të brendshme, në vend që të parandalojnë këtë kanë zgjedhur të bëjnë avokatin e VMRO-së dhe të relativizojnë goditjet kundër shqiptarëve, thonë nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës. Flaka

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Korrik, 2025 12:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?