Ndërtim, vjedhje, gënjeshtra” – Arsovska sulmon VMRO-në

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 09:05

Ndërtim, vjedhje, gënjeshtra” – Arsovska sulmon VMRO-në

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka publikuar një postim thumbues ndaj qeverisë dhe Aleancës për Shqiptarët, duke e ironizuar mbrojtjen që i bëhet Visar Ganiut, kryetar i Komunës së Çairit dhe një nga figurat më të përfolura për keqpërdorime.

Në një postim në Facebook, Arsovska ka shpërndarë një fotografi ku shfaqet Visar Ganiu përkrah Orce Gjorgjievskit – kandidatit të VMRO-DPMNE-së për Qytetin e Shkupit – duke shtruar pyetjen: Pse për 5 muaj rresht e mbrojnë trimërisht komitën Visar Ganiu, në një foto?

Ajo shton me ironi: Ndërkohë vazhdon ndërtimi, vjedhja dhe sigurisht – gënjeshtra.

Duke thumbuar qytetarët që paguajnë rregullisht taksa dhe skanojnë faturat, Arsovska shkruan: Ju paguani taksa dhe skanoni fatura, që komshiu të ketë falas ujë e rrymë. Shëndet kafeja dhe punë të mbarë në javë.

Ky reagim vjen në kohën kur po rritet presioni publik për hetim ndaj punës së ish-kryetarëve të komunave. Arsovska, me këtë postim, duket se godet edhe pazaret politike në sfond që, sipas saj, po mbulojnë skandale konkrete të korrupsionit. Flaka

268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 09:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?