VLEN – Saraj, Pishina publike po shndërrohet në pronë private

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 13:00

VLEN – Saraj, Pishina publike po shndërrohet në pronë private

Lëvizja VLEN ka reaguar sot ndaj një ndërtimi të dyshimtë në qendrën rekreative sportive në Saraj, duke akuzuar Komunën për mungesë totale transparence dhe zhvillim të aktiviteteve ndërtimore pa dokumentacion ligjor.

“Në Komunën e Sarajit po vazhdohet me ndërtime që zhvillohen në mënyrë të fshehtë dhe pa dokumentacionin përkatës ligjor”, – deklaron VLEN në reagimin e publikuar.

Bëhet fjalë për ish-pishinën publike, e cila sipas VLEN, në vitin 2023 kaloi nga pasuri shtetërore në pronësi të Komunës së Sarajit, si rezultat i një vendimi të qeverisë së atëhershme të përbërë nga BDI dhe LSDM.

“Dëshiroj të informoj opinionin publik se në Saraj është duke u ndërtuar apo rindërtuar një objekt që dikur ishte pasuri publike, pronë e përbashkët e të gjithëve, ndërsa sot është shndërruar në pronë private”, – theksohet në deklaratë.

Pa leje ndërtimi, pa tabelë informuese, pa transparencë

VLEN thekson se në terren mungon çdo informacion zyrtar:

  • Nuk ka tabelë informuese
  • Nuk është i ekspozuar numri i lejes ndërtimore
  • Nuk ka të dhëna për investitorin
  • Nuk është dhënë asnjë njoftim publik

“Gjithçka po bëhet në fshehtësi të plotë,” – akuzon VLEN.

Pyetje të drejtpërdrejta për Komunën e Sarajit

Lëvizja kërkon nga Komuna e Sarajit të japë përgjigje të menjëhershme për çështje kyçe:

  • Cila kompani po ndërton objektin?
  • Kush është investitori dhe si po financohet ndërtimi?
  • Në çfarë baze ligjore po ndërtohet?
  • Kur është marrë vendimi për ndërtim?

Heshtje nga Qyteti i Shkupit dhe akuzë për mbrojtje politike

VLEN akuzon edhe Qytetin e Shkupit për bashkëpjesëmarrje përmes mosveprimit:

“Qyteti i Shkupit, si çdoherë kur bëhet fjalë për interesa të kryetarit aktual të Sarajit dhe eprorit të tij, Blerim Bexheti, vazhdon të heshtë,” – thuhet në deklaratë.

“Në të gjitha rastet që lidhen me Blerim Bexhetin, Qyteti i Shkupit sillet sikur nuk është kompetent për mbikëqyrje, inspektim apo për çështje që kanë të bëjnë me tokën ndërtimore dhe ndërtime të paligjshme.”

Kërkesa për inspektim urgjent dhe publikim të dokumentacionit

Në fund, VLEN kërkon:

  • Publikim të menjëhershëm të gjithë dokumentacionit dhe informacionit zyrtar nga Komuna e Sarajit.
  • Kontroll të plotë inspektues nga Qyteti i Shkupit dhe informim transparent të opinionit publik.

“Të gjitha institucionet duhet të veprojnë me përgjegjësi. Heshtja nuk është zgjidhje kur bëhet fjalë për pasurinë publike,” – përfundon reagimi. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 13:00
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë