Temperaturat arrijnë 41°C – vala e nxehtë përfshin Maqedoninë e Veriut

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Korrik, 2025 19:37

Temperaturat arrijnë 41°C – vala e nxehtë përfshin Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut po përjeton një nga ditët më të nxehta të verës, me temperatura që kanë arritur deri në 41°C në disa qytete të vendit. Sipas të dhënave nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperaturat më të larta janë regjistruar në Shkup-Petrovec, Veles, Kavadar dhe Demir Kapia, ndërsa 40°C janë matur në Zajçev Rid dhe Gjevgjeli.

Temperaturat e regjistruara sot:

  • 41°C – Shkup-Petrovec, Veles, Kavadar, Demir Kapia
  • 40°C – Zajçev Rid, Gjevgjeli
  • 39°C – Manastir, Shtip, Strumicë
  • 38°C – Tetovë, Vinicë
  • 37°C – Prilep
  • 36°C – Kriva Pallankë
  • 35°C – Ohër, Pretor
  • 34°C – Berovë
  • 31°C – Krushevë, Hanet e Mavrovës
  • 30°C – Llazaropole
  • 26°C – Kodër e Diellit

Parashikimi për ditët në vijim: Moti do të mbetet me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 42°C, veçanërisht në pjesët jugore dhe qendrore të vendit.

Deri të shtunën (26 korrik), vendi do të jetë nën ndikimin e një vale të nxehtë nga jugu, me vranësira të vogla lokale dhe temperatura mbi mesataren për muajin korrik.

Autoritetet meteorologjike dhe shëndetësore rekomandojnë:

  • Shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut
  • Konsumimin e lëngjeve dhe veshje të lehta
  • Kujdes të shtuar për të moshuarit dhe fëmijët

Flaka

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Korrik, 2025 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?