Mexhiti dhe Ganiu inspektojnë investimin në Sahat Kullë – mungojnë përfaqësuesit e tjerë të VLEN-it

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 13:55

Mexhiti dhe Ganiu inspektojnë investimin në Sahat Kullë – mungojnë përfaqësuesit e tjerë të VLEN-it

Sot në Çair u zhvillua një vizitë inspektuese në lagjen Sahat Kullë, ku po realizohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në komunë, me një vlerë prej 59.861.572 denarësh (afro 1 milion euro). Në terren ishin Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, dhe Zëvendëskryeministri i Parë, z. Izet Mexhiti, të cilët u njohën nga afër me ecurinë e punimeve.

“Ky është një projekt që do të përmirësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve në këtë zonë me rëndësi të madhe historike dhe funksionale për Çairin. Po rikonstruktojmë ujësjellësin dhe rrjetin e kanalizimit në dhjetë rrugë, përfshirë rrugë shumë të frekuentuara, si ajo pas Poliklinikës së Bit Pazarit dhe Çairska,” deklaroi kryetari Visar Ganiu, duke shtuar se punimet po ecin sipas planit dhe me standarde të larta.

Projekti është financuar përmes thirrjes publike të Ministrisë së Pushtetit Lokal për vitin 2024 dhe përfshin rikonstruksionin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik në këto rrugë të Sahat Kullës: pas Poliklinikës së Bit Pazarit, Çairska, 178, 156, 374, 177 (pjesa e parealizuar), 150, 397, 157 dhe Hristijan Todorovski Karposh.

“Me këtë investim, i japim zgjidhje një problemi të kahershëm dhe rrisim standardin e jetesës për mbi 260 familje dhe institucione kyçe, si Shkolla Fillore ‘Kongresi i Manastirit’, selia e BFI-së, dhe dy xhami të rëndësishme: Isa Beu dhe Sulltan Murati,” theksoi Izet Mexhiti.

Të dy përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët vlerësuan rëndësinë strategjike të Sahat Kullës dhe nevojën për vazhdimësi në investime serioze infrastrukturore, ndërsa vunë në dukje se investime të tilla nuk janë luks, por nevojë për një jetesë dinjitoze.

Megjithatë, vëmendje të veçantë mori mungesa e përfaqësuesve të partive të tjera nga koalicioni VLEN, konkretisht Alternativa dhe Lëvizja Besa, të cilët nuk ishin të pranishëm në këtë ngjarje. Flaka

266
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 13:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
266
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?