Fetai: Me VLEN merr fund padrejtësia ndaj shqiptarëve në administratë

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 15:36

Fetai: Me VLEN merr fund padrejtësia ndaj shqiptarëve në administratë

Koalicioni VLEN ka shpallur një vendim historik për barazinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në administratën publike të Maqedonisë së Veriut. Në një konferencë për media, zëdhënësi i VLEN-it, Arben Fetai, njoftoi se nga 1 janari 2026 do të eliminohen titujt diskriminues si “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri”, të cilët, sipas tij, për dy dekada kanë shërbyer si mjet për të mbajtur shqiptarët të nëpërkëmbur në institucione.

“BDI-ja për dy dekada ka ndërtuar një model qeverisës që ka një tipar të vetëm dallues: improvizimet dhe zgjidhjet kozmetike. Asnjëherë nuk e ka çuar asnjë proces deri në fund,” deklaroi Fetai.

Duke marrë si shembull të mungesës së vullnetit politik rrugën Shkup–Bllacë dhe dështimin për miratimin e ligjit për përfaqësim të drejtë, Fetai theksoi se shqiptarët janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë.

“Për 22 vite të qeverisjes së BDI-së, shqiptarët në institucione u getoizuan dhe u poshtruan, duke ngelur pafundësisht në kategorinë ‘bashkëpunëtor i ri’. Ky titull nuk ishte vetëm gradë profesionale. ‘Bashkëpunëtor i ri’ ishte etiketë e padrejtësisë,” tha ai.

Ai shtoi se ky diskriminim nuk do të vazhdojë më nën qeverisjen e VLEN.

“Me VLEN, nuk ka më ‘bashkëpunëtor të ri’! Nuk ka më ‘referent të ri’! Duke filluar nga 1 janari 2026, të gjithë të punësuarit me titullin ‘bashkëpunëtor i ri’ do të avancohen automatikisht në gradën ‘bashkëpunëtor’. Të punësuarit me titullin ‘bashkëpunëtor’ do të bëhen ‘bashkëpunëtor profesional’. Ata me arsim të mesëm që mbajnë titullin ‘referent i ri’ ose ‘referent’ do të avancohen në gradën ‘referent i lartë’, e ky i fundit do të zëvendësohet me ‘referent i pavarur’,” sqaroi Fetai.

Vendimi do të zbatohet automatikisht, me fuqinë e ligjit, pa pasur nevojë për aplikime individuale ose procedura burokratike shtesë.

“Ky është dallimi mes nesh dhe atyre që sunduan shqiptarët për 22 vjet. BDI kishte gjithë kohën ta bënte këtë gjë. Por nuk deshi apo nuk mundi. VLEN e bëri brenda vitit të parë të qeverisjes!”

Sipas tij, ky vendim nuk është vetëm reformë teknike, por një akt me peshë historike dhe morale:

“Kjo nuk është vetëm drejtësi administrative. Është korrigjim i një padrejtësie historike. Është politikë me integritet. Sepse për ne, barazia nuk është slogan fushate, por thelbi i pushtetit.”

Në fund, Fetai theksoi se VLEN synon fuqizimin e shqiptarëve në institucione dhe kthimin e dinjitetit të mohuar për dekada.

“Pushteti për ne nuk është për të sunduar, nënshtruar apo kushtëzuar. Pushteti për ne përdoret për të çliruar potencialin e shqiptarëve, për t’ua kthyer shqiptarëve dinjitetin e cunguar!”

266
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 15:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
266
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?