Prej disa ditësh, mediat rozë janë përfshirë nga spekulimet për një romancë të mundshme mes ish-banores së “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, dhe boksierit të njohur Ardian Krasniqi.
Dyshimet janë shtuar pas një postimi ngacmues nga Xheneta, ku ajo ka ndarë një foto me një bluzë të zezë, në të cilën bie në sy një shkronjë “A” e qëndisur me zemër, e vendosur pikërisht në mes të gjoksit. Ky detaj ka bërë që ndjekësit të aludojnë se shkronja “A” mund të jetë referencë për Ardianin, duke “hedhur benzinë mbi zjarr” në thashethemet për një lidhje dashurie.
Më herët, Xheneta ka komentuar me emoji zemre në postimet e Krasniqit në Instagram, ndërsa gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK3, ajo e ka përmendur disa herë emrin e tij.
Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht lidhjen, por burime pranë çiftit sugjerojnë se mes tyre ka më shumë sesa një miqësi e zakonshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
23 Korrik, 2025 22:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.