Arrestimi i menjëhershëm i Visar Ganiut – Ja kush e kërkon!

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Korrik, 2025 08:53

Arrestimi i menjëhershëm i Visar Ganiut – Ja kush e kërkon!

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar me tone të ashpra ndaj situatës në Komunën e Çairit, duke kërkuar masa urgjente ligjore dhe ndëshkuese ndaj kryetarit Visar Ganiu dhe rrjeteve të ndërtimit të paligjshëm që, sipas saj, po rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Taman punë, zotëri Mexhiti, unë të jap zgjidhje që ju të vazhdoni me këtë krim!” – deklaroi Arsovska në një reagim publik.

Ajo renditi katër kërkesa urgjente për institucionet shtetërore:

  1. Arrestimi i menjëhershëm i Visar Ganiut
    Sipas Arsovskës, Ganiu duhet të përgjigjet për akuzat si: bashkim kriminal, falsifikim dokumentesh, pastrim parash, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe rrezikim të jetës së banorëve të Çairit.
    “Çdo ditë që kalon pa drejtësi është një ditë e rrezikshme për qytetarët”, theksoi ajo.
  2. Ndërprerje e 50 ndërtimeve të paligjshme në Çair
    Ajo pretendon se këto objekte po ndërtohen aktualisht pa asnjë leje, pa projekte, pa pagesë të detyrimeve komunale dhe me lidhje të paligjshme të ujit dhe rrymës.
    “Gënjeni se janë ndërtuar në vitin 2010, por ndërkohë betoni juaj po ngrihet sot!”, akuzoi Arsovska.
  3. Krijimi i një regjistri për verifikimin sizmik të ndërtesave
    Kryetarja e Shkupit kërkon që të gjitha objektet të kontrollohen për siguri sizmike, ndërsa qytetarët që janë mashtruar të kompensohen nga shteti.
    “Nëse Qeveria ndihmon për Araçinovën, mund të ndihmojë edhe për Çairin”, u shpreh ajo.
  4. Aktivizimi i inspektoratit ndërtimor në terren
    Në rast të mospunës nga Komuna e Çairit, Arsovska kërkon që Ministria e Transportit t’i marrë kompetencat dhe të veprojë Inspektorati Shtetëror i Ndërtimtarisë.
    “Nëse inspektorati në Çair nuk guxon të dalë në terren, le të ndërhyjë shteti!”, theksoi ajo.

Arsovska e përmbylli reagimin e saj me një paralajmërim: “Krimi urban nuk do të mbrohet nga heshtja institucionale. Do të flas për çdo lagje, çdo qytetar, çdo rrezik që ju po e ndërtoni me tulla e beton!” Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Korrik, 2025 08:53
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë