BDI: Përjashtimi i gjuhës shqipe dhe diasporës nga anketa e Qeverisë – Diskriminim etnik dhe institucional

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Korrik, 2025 09:53

BDI: Përjashtimi i gjuhës shqipe dhe diasporës nga anketa e Qeverisë – Diskriminim etnik dhe institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë lidhur me anketën e publikuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila mban titullin “Anketë për diasporën maqedonase 2025”, dhe që në thelb përjashton dy shtylla të rëndësishme të shtetit: gjuhën shqipe dhe diasporën shqiptare.

Përdorimi i termit “maqedonase” në titullin e anketës nuk është një përcaktim neutral apo shtetëror. Përkundrazi, siç theksohet edhe në vetë Marrëveshjen e Prespës, mbiemri “maqedonas/maqedonase” është përcaktim ekskluzivisht etnik, e jo shtetëror. Rrjedhimisht, kjo anketë nuk i referohet të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por vetëm një etnie, dhe përjashton të tjerët, në këtë rast edhe shqiptarët.

Kjo nuk është hera e parë që institucionet shtetërore keqpërdorin këtë terminologji për të vendosur kufij të rremë etnikë në procese që duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Kemi parë të njëjtën qasje në termat si “arsim maqedonas”, “kulturë maqedonase”, “Qeveri maqedonase”,  një praktikë që nuk është vetëm gabim gjuhësor, por përbën një politikë të qëllimshme përjashtuese dhe diskriminuese.

Në rastin konkret, nuk respektohet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare, përderisa anketa është e disponueshme vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. Edhe më problematike është mënyra se si diaspora shqiptare përjashtohet që në koncept, meqë termi “diaspora maqedonase” i referohet vetëm një komuniteti, duke përjashtuar shqiptarët nga çdo mundësi pjesëmarrjeje dhe përfaqësimi.

Për Bashkimin Demokratik për Integrim, kjo përbën shkelje të frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe të vetë rendit kushtetues të shtetit, si dhe një fyerje të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe diasporës shqiptare që ka kontribuar ndër dekada për zhvillimin e vendit. Si parti politike mbështesim revoltën dhe reagimin e bazuar të diasporës shqiptare, që ndihet e fyer dhe diskriminuar jo për herë të parë nga kjo qeveri.

BDI kërkon reagim institucional të menjëhershëm për të ndaluar këtë trajtim përjashtues dhe diskriminues. Kërkohet që Qeveria të tërheqë anketën në formën aktuale dhe ta rikonstruktojë atë në përputhje me realitetin shumetnik të shtetit dhe me obligimet ligjore që burojnë nga Kushtetuta dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Duhet të sigurohet respektimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe përfshirja e plotë e diasporës shqiptare në të gjitha politikat dhe strategjitë e shtetit, pa asnjë dallim etnik.

BDI rithekson se shqiptarët janë qytetarë të barabartë të këtij shteti dhe do të mbrojë me vendosmëri çdo përpjekje për t’i zvogëluar, heshtur apo përjashtuar ata, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Korrik, 2025 09:53
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë