Danella Arsovska me akuza të rënda ndaj Ministrit Mexhiti
Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër në një postim në rrjetet sociale, duke akuzuar Ministrin e Ambientit Jetësor, Izet Mexhiti, për favorizim të komunës së Çairit dhe mungesë transparence në shpërndarjen e projekteve.
“Kjo është ajo buzëqeshja kur arrin që për krim dhe pastrim të 225 milionë eurove para të zeza përmes ndërtimeve pa leje, asnjë gazetar të mos të bëjë pyetje dhe institucionet që sollën drejtësinë të mos guxojnë të nxjerrin as zë në territorin e pavarur të Çairit, e jo më të veprojnë“, shkruan Arsovska.
Ajo ironizon me situatën politike dhe institucionale, duke thënë se reagimi i saj nuk ka të bëjë vetëm me akuzat për korrupsion:
“Të gjithë tashmë e dinë se jeni kriminelë.“
Kryetarja e Shkupit thekson se ka kontrolluar listën e projekteve të financuara nga Ministria e Ambientit, për të parë nëse është parashikuar ndonjë investim për qytetin e Shkupit.
“Ky duket se është ministër vetëm për shokët e tij në Çair, ose ndoshta unë nuk po kuptoj mirë nga ky postim“, shton ajo, duke e përmbyllur me një notë ironie:
“Maqedonia, përsëri krenare!“
Reagimi vjen në një kohë kur Ministria e Ambientit Jetësor, e udhëhequr nga Izet Mexhiti nga radhët e VLEN, ka shpallur financimin e 43 projekteve për kanalizime dhe ujësjellës në 33 komuna të vendit. Nga deklaratat zyrtare nuk rezulton që ndonjë nga këto projekte të përfshijë komunën e Shkupit.
















