Ahmeti kujton Demaçin: “Zëri i ndërgjegjes kombëtare, vepruam krah për krah për të njëjtin ideal”

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2025 13:35

Ahmeti kujton Demaçin: “Zëri i ndërgjegjes kombëtare, vepruam krah për krah për të njëjtin ideal”

Në përvjetorin e shtatë të ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare përmes një fotografie të rrallë të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me “Bacën Adem”.

“7 vite pa Bacën Adem Demaçi. Sot përkujtojmë Bacën Adem, njeriun që u bë simbol i qëndresës, zëri i ndërgjegjes kombëtare dhe shembulli i pastër i sakrificës për liri,” shkruan Ahmeti në postim.

Lideri i BDI-së thekson rëndësinë e rrugëtimit dhe qëndresës së Demaçit si frymëzim për brezat që kërkuan lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

“Rruga e tij e mundimshme, por e drejtë, i dha kuptim qëndresës sonë dhe frymëzoi breza të tërë në kërkim të lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit kombëtar,” thotë Ahmeti.

Ai shton se ka qenë dëshmitar dhe bashkëveprimtar në kohët vendimtare të historisë kombëtare, duke e cilësuar këtë si një nder të veçantë.

“Kam nderin dhe krenarinë që në kohët më të vështira e më të lavdishme të historisë sonë, pata mundësinë të veproj krah për krah me Bacën Adem, për të njëjtin ideal.”

Ahmeti përfundon postimin me një mesazh nderimi dhe përjetësimi të figurës së Demaçit:

“Emri dhe vepra e tij do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën e popullit tonë. Lavdi e përjetshme Bacës Adem Demaçi!” Flaka

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2025 13:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?