VLEN BDI shmang vettingun sepse e gjithë udhëheqja do të duhej të shkonte në pension politik

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 10:46

VLEN BDI shmang vettingun sepse e gjithë udhëheqja do të duhej të shkonte në pension politik

Pesë muaj pas Deklaratës “solemne” të vetting brendapartiak, BDI nuk ka as rezultate, as mekanizëm, as guxim për t’u përballur me udhëheqjen e vet kriminale. Kur e kuptuan se pastrimi i vërtetë duhet të fillojë nga vetja, thjesht u tërhoqën. BDI pushoi së foluri për vettingun. BDI shmang vettingun sepse e gjithë udhëheqja do të duhej të shkonte në pension të thellë politik.

Lista e korrupsionit e BDI-së është publike dhe e gjatë:
Kundër Bujar Osmanit kishte një lëndë nga Prokuroria Speciale, për krim, për prokurim, për vjedhje nga sektori i shëndetësisë. Çështja u zhduk në mënyrë misterioze!? Prokuroria Speciale pretendoi se Ministri Bujar Osmani kishte kryer prokurime kriminale ndërsa ishte përgjegjës për sektorin e shëndetësisë. Bujar Osmani kishte skandale korrupsioni me prokurime publike nga kompani të afërta me të gjatë gjithë mandatit të tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme?
Por më e rëndësishmja, Bujar Osmani u bë një faktor i rëndësishëm në bashkëpunimin dhe afrimin midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, duke mbajtur shumë takime publike dhe shumë të fshehta dhe duke mbështetur shumë nisma dypalëshe dhe shumëpalëshe për integrimin e dy vendeve.
Familja e Ali Ahmetit është një “rrjet” kompanish që fitojnë miliona përmes tenderëve shtetërorë.!
Ndërtohen termocentrale, blihen qendra tregtare, investime, tregtohet me derivate të naftës?
Pothuajse nuk ka asnjë anëtar të familjes së Ahmetit që nuk është bërë biznesmen dhe që nuk është lidhur me kompani të dyshimta nga Maqedonia dhe Kosova.
Blerim Bexheti, “zyrtari i përjetshëm” që i dha para të afërmve të tij përmes ndërmarrjeve publike të qytetit të Shkupit.
Blerim Bexheti konsiderohet ekzekutori më i afërt i kontratave të Sasho Mijalkov dhe Artan Grubi në gjyqësor.!
Musa Xhaferi si një “eminencë gri” me pronë të padeklaruar në Nerezin e Epërm, të cilin BDI e promovon në mënyrë cinike në “vettingun” e saj.
Një zyrtar prej gati 30 vitesh që do të bredh nëpër vend dhe thotë se nevojiten kohë të reja dhe njerëz të rinj. Një njeri për të cilin biznesi i rishitjes së energjisë elektrike është më i rëndësishëm se çdo shqiptar dhe nevojat e tij.
Sa më shumë që BDI e shtyn vettingun e vërtetë, aq më e gjatë bëhet lista e aferave. Deklarata për luftën kundër korrupsionit shërbeu vetëm për marketing të përditshëm. BDI nuk arrin ta mbajë fjalën e dhënë as kur është në opozitë.
Ne kërkojmë një auditim të pavarur dhe publik të pasurive dhe tenderëve të të gjithë zyrtarëve të BDI-së, llogaridhënie të plotë për çdo rast korrupsioni, duke filluar nga individët e emëruar, dhe përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë kundër korrupsionit për të mbikëqyrur procesin. Ne kërkojmë pastrimin e skenës politike shqiptare nga njerëz me të kaluar të dyshimtë dhe politika strategjikisht të gabuara. Nëse BDI nuk e bën vetë, votuesit do ta bëjnë këtë në këto zgjedhje. BDI e di se ka ardhur koha të përballet me të vërtetën.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 10:46
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë